Futboll La Liga

DORËZOHET PËR…/ Toni Kroos: Fokusi ynë, Championsi dhe Kupa e Mbretit

Pas fitores së Real Madridit ndaj Espanyol (2-4), Toni Kroos (29 vjeç) dha një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, në të cilën pranoi se ekipi i tij kishte bërë gabime në ndeshjet e para të sezonit. Ai pranoi se La Liga është bërë e komplikuar, por të tijtë ende mund të fitojnë tituj (Kupën e Mbretit, ose Champions). Ndërkombëtari gjerman foli edhe për ndikimin e Antonio Pintus në gjendjen fizike të të bardhëve. Më poshtë po publikojmë një ekstrakt të intervistës.

Për herë të parë në këtë sezon, Real Madridi duket se rrezaton bindjen se mund ta mbyllë mirë. A e kishit gjithmonë këtë ndjenjë?
Sigurisht, kishim disa probleme dhe kemi lënë shumë pikë në La Liga, në gjysmën e parë të sezonit. Sidoqoftë, kjo është e kaluara. Gjithmonë e kam ditur, dhe vitet e fundit thjesht ma kanë përforcuar besimin, se kemi një ekip të nivelit të lartë dhe se nuk mund të ndalemi kurrë. Kjo është e vërteta në një fazë mjaft të mirë, si kjo e tanishmja, që vjen pas një periudhe të keqe. Ne ende kemi dy gara, në të cilat jemi plotësisht të përfshirë. Ky është fokusi ynë. Nuk kishte asnjëherë arsye për t’u dorëzuar. Akoma kemi mundësi për të fituar tituj këtë sezon.

Pse ekipi, krejt papritur, duket një tjetër?
Çdo fitore i jep tërë ekipit besimin në vetvete, të krijon ndjenja të mira. Ne nuk ndalojmë së punuari, edhe kur gjërat shkojnë mirë. Natyrisht, e pranojmë se kemi bërë shumë gabime në këtë sezon. Nëse diçka është e mundur, ju duhet të bëni gjithçka për të. Kjo është ajo që na kanë mësuar vitet e fundit. Në sezonin e kaluar u mundën relativisht herët në La Liga, kështu që kampionati nuk ishte më realist, por zjarri mbeti gjithmonë me ne, sepse e dinim që mund të fitonim diçka tjetër. Dhe kështu, fituam përsëri Champions-in.

Cili është “çelësi” i këtij ndryshimi për mirë?
Ju mund ta shihni tani, se disa lojtarë e kanë gjetur veten në një formë shumë më të mirë se ndoshta në pjesën e parë të sezonit. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

Sa i rëndësishëm është Antonio Pintus?
Në njëfarë mënyre, ai ka qenë atje gjatë gjithë kohës. Me Zidane mundi të kishte një ndikim pak më të madh sesa me Julen Lopetegui, i cili solli trajnerin e tij fizik. Megjithatë, kjo ndodh tani më shumë për shkak të formës së lojtarëve. Ne kemi pasur shumë lëndime në javët e fundit, nuk duhet ta harrojmë këtë, por as nuk ia atribuam ato trajnerit fizik, apo anasjelltas.

A ishit të lumtur kur përfundoi viti 2018?
Ju mund ta shihni kështu. Ne kemi luajtur Botërorin e Klubeve para Krishtlindjeve, ndaj pushova vetëm pesë, ose gjashtë ditë dhe u kthye për të luajtur në La Liga më 3 janar. Pra, nuk kisha kohë për të bërë ndonjë bilanc. Sidoqoftë, nëse i kthehem vitit 2018, ishte si jeta e një futbollisti: me ulje dhe ngritje. Kjo e bën atë interesant.

Edhe intensiv…
Ju duhet të dini se si të merreni edhe me dështimet, kjo është pjesë e kësaj jete dhe profesioni. Nëse nxirrni sadopak mësime, kjo ju ndihmon të jetoni me sukses.

Related posts

BALE ZBARKON NË LONDËR/ Ylli uellsian e bëri udhëtimin së bashku me lojtarin tjetër të Realit… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Momente makthi për Tottenham, Harry Kane del nga fusha i dëmtuar

Q.Autor

NATIONS LEAGUE/ Anglia publikon listën për gjysmëfinalen me Holandën, ja emrat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment