Futboll Seria A Sport

Përplasja me Vesinon, dëmtimi i Manxukiçit ishte i vjetër (FOTO)

Shqetësim në shtëpinë bardhezi për kushtet fizike të Mario Manxukiç, “viktimë” e një ndërhyrjeje nga Matias Vesino në minutat e para të sfidës kundër Interit. Sipas një komunikimi zyrtar të Juventusit, kroati ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë natës për plagën e pësuar mes kaviljes e pjesës së brendshme të kërcirit.

Sulmuesit, i cili menjëherë pas ndeshjes postoi imazhet e të çarës, i janë bërë dhjetë qepje. Shqetësimi parësor është i lidhur me kohët e riaftësimit dhe është thuajse e sigurt mungesa për angazhimin e radhës në kampionat.

DILEMA – Në studiot e “Sky Sport” u përfol edhe lidhur me një “dëmtim të vjetër” (duke iu referuar, me shumë mundësi, incidentit pas kontaktit me Mbajenë e Bolonjës, në dhjetor 2017: 13 qepje në atë rast) që Manxukiç ka shfaqur gjatë momentit kur u kap nga telekamerat në InterJuve, teksa ulte palestrinën për të kontrolluar gjendjen: dyshim i lindur nga fakti se kroati del nga fusha jo menjëherë por pas plot 66′ (në të 83-tën, ndërsa Vesino doli nga loja në të 18-tën).

Episod ky që ka shkaktuar jo pak polemika (e kuptueshme për nga pesha e sfidës), e që mund të vijojnë pa frikë deri në fund të kampionatit.

RIAFTËSIMI – Siç u raportua nga faqja zyrtare e “Zonjës”, pra, kushtet e Manukiçit mbeten për t’u vlerësuar. “Si pasojë e plagës së thellë të pësuar në pjesën e brendshme të kaviljes së djathtë, pas kthimit në Torino gjatë mbrëmjes, Mario Manxukiç i nënshtruar operacionit kirurgjikal. Është në rrezik prania e lojtarit për ndeshjen e kampionatit të së shtunës që vjen ndaj Bolonjës”.

Related posts

Zyrtare/ Igli Tare sjell te Lazio ish-mbrojtësin e Juventusit

Q.Autor

RRËFEHET MALDINI/ Ja si shkon MILANI në Champions, derbi me INTERIN duhet…

Isa.Autor

TIRANA-DINAMO/ Shehi dhe Shkëmbi ndryshojnë skemat, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment