Boks Sport

Boksierja kuqezi Elsidita Selaj, medalje argjendi në Europianin U-18 (VIDEO)

Boksierja shkodrane Elsidita Selaj nuk ka mundur të rrëmbejë medaljen e artë në Kampionatin Europian U-18 të boksit që po zhvillohet në Itali, pasi është mundur në finalen e këtij turne nga rivalja ruse Anastasya Shamonova, në peshën 75kg. Pas dy fitoreve të arritura në çerekfinale dhe gjysmëfinale, boksierja kuqezi ka dueluar sot pasdite në finalen e peshës 75kg, por ndaj ruses me më shumë përvojë në ring Selaj nuk ka mundur të fitojë, duke marrë medaljen e argjendtë.

Pavarësisht kësaj humbje, kjo medalje e argjendtë është një rezultat i jashtëzakonshëm për boksieren shqiptare, e cila ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në ring, duke sjellë një rezultat fantastik për boksin shqiptar. “Edhe vendi i dytë në Europë është një rezultat i mirë si fillim”, ka komentuar Jetmir Kuçi, trajneri i boksieres Elsidita Selaj, që ka vatur në qafë një medalje shumë të rëndësishme.

https://www.facebook.com/jetmir.kuci/videos/1762878290445888/?t=1

Related posts

MIKE TYSON RIKTHEHET NË RING NË MOSHËN 54-VJEÇARE/ Barazim mes legjendave kundër Jones Jr (VIDEO)

Delo.autor

SHERRI ME MONTELËN E LARGON NGA TURQIA/ Transferim surprizë për Balotelin. Sulmuesi do të kalojë te skuadra e…

F.autor

KORRUPSION dhe MASHTRIME/ Ja kush janë zyrtarët e lartë sportiv që kanë abuzuar detyrën

Isa.Autor

Leave a Comment