Champions League Futboll Sport

Incidentet në Liverpool-Roma/ UEFA zbulon ndëshkimin me një notë proteste

“UEFA është thellësisht e tronditur nga sulmi që ka ndodhur në nisje të ndeshjes mes Liverpool dhe Roma-s dhe ngushëllimet tona shkojn për viktimat dhe familjet e tyre”. Kështu, me një notë zyrtare, UEFA komenton incidentet që ndodhën para se të niste takimi Liverpool – Roma në “Anfield Road”, incident që solli plagosjen e tifozit 53 vjeçar irlandez të të kuqve, i cili hyri në koma pasi disa tifozë të Roma-s i shkaktuan dëmtime të rëndë të trurit. Pas këtij incidenti janë arrestuar 5 tifozë të Roma-s.

“Autorët e këtij sulmi të neveritshëm nuk kanë vend në futboll dhe besojmë se ata do të trajtohen me të njëjtën ashpërsi nga autoritetet policore”, vijon deklarata e UEFA-s, e cila përfundon duke thënë se “qëndrojnë në pritje të raportit të plotë para se të vendosin për akuzat disiplinore”.

Ndërkohë që mendohet për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, e programuar që të zhvillohet më 2 maj, vëmendja do të jetë maksimale për përleshjet e ndodhura në Anfield Road. Plani i sigurisë, sipas asaj që mësohet, dp të zhvillohet në ditët e ardhshme gjatë një bisede teknike me drejtuesit e policisë. Mbikëqyrja në zonën e stadiumit do të nisin disa orë përpara ndeshjes.  Nën mbikëqyrje nuk do të jetë vetëm zona përreth stadiumit “Olimpico”, por edhe qendra e kryeqytetit ku tifozët mund të përleshen para ose pas ndeshjes.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Talenti i Milan driblon 5 mbrojtës dhe shënon si “Jashtëtokësor” (VIDEO)

Delo.autor

Futbollisti i Inter: Unë jam mbrojtësi më i mirë në Serie A

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Pogba tek Inter? Ja kush është avantazhi i zikaltërve!

Delo.autor

Leave a Comment