Futboll

Bonucci: Nuk doja të festoja por…

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, ka thënë se nuk kishte dashur të festonte kundër ish-skuadrës, por e bëri një gjë të tillë pasi tifozët e fyen.

Ish-heroi i “Zonjës së vjetër” u fishkëllye dhe fye nga tifozët e Juventusi sa herë që e preku topin në ndeshjen e tij të parë në “Allianz Stadium” që prej transferimit në Milan verën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

U duk gati e pashmangshme se ai do të shënonte golin që ia ndërpreu Juventusit serinë prej 959 minutave pa pësuar gol, edhe pse Milani në fund humbi 3-1.

“Ishte një ngjarje emocionale, natyrisht. Mendoj se mirëpritja ishte 50-50. Ata preferuan të më fishkëllejnë dhe i respektoj, por mendoj se kam dhënë shumë për Juventusin dhe në ato shtatë vite kam luajtur më shumë se të gjithë”, tha Buffon për Sky Sport Italia.

“Nuk mbaj inat ndaj tifozëve, sepse ata kanë të drejtë të bëjë atë që mendojnë se është e duhur. Nuk po planifikoja të festoja golin, por fishkëllimat ma ndryshuan mendjen”, shtoi ai. /Express/

Related posts

“AI MUND TË JETË SHUMË I SHPEJTË, POR…”/ Kërceu 2.56 metra me kokë, veterani portugez injoron keq CR7

Delo.autor

Uruguai-Portugali/ Ronaldo sfidon mbrojtjen më të mirë të Botërorit

Isa.Autor

YLLI LUAN ME KOMBËTAREN E BRAZILIT/ Everton Soares: Milani është një klub i madh, mund të…

Delo.autor

Leave a Comment