Futboll

Botërori/ Në Rusi mendojnë për gjithçka, edhe për infrastrukturën IT-së

Rusia do të krijojë infrastrukturën e nevojshme të IT-së në kuadër të Kupës së Botës 2018, siguroi zëvendëskryeministri i Rusisë, Arkady Dvorkovich gjatë një takimi të organizuar nga Ministria e Telekomit dhe Komunikimit Masiv të Federatës Ruse zhvilluar në Federatën Ruse. “Nëpërmjet përpjekjeve tona të përbashkëta, ne do të sigurojmë krijimin e infrastrukturës së kërkuar IT për Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë”, tha ai.

Shpresoj që infrastruktura e IT-së të funksionojë në dobi të qytetarëve dhe bizneseve tona jo vetëm gjatë Botërorit, por edhe pas përfundimit të saj. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e lidhjes sonë në Internet, si dhe në mjetet tradicionale të komunikimit”, shtoi zëvendëskryeministri.

Rusia ka zgjedhur 11 qytete për të qenë vendet pritëse të ndeshjeve të Kupës së Botës dhe ato janë Moska, Shën Petersburg, Suoçi, Kazan, Saransk, Kaliningrad, Volgograd, Rostov-on-Don, Nizhni Novgorod, Jekaterinburg dhe Samara.

Ndeshjet e Kupës së Botës do të mbahen në mes të periudhës kohore 14 qershor deri më 15 korrik në 12 stadiume të vendosura në 11 qytetet e lartpërmendura në të gjithë Rusinë. Dy nga stadiumet janë të vendosura në kryeqytetin rus në Moskë. Deri tani janë shitur 1.7 milionë bileta, si për tifozët vendas ashtu edhe për ata të huaj pas mbylljes së fazës së dytë të shitjes së biletave për Botërorin.

Related posts

PAMJET/ Nuk keni parë kurrë një video më të bukur se kjo, qeni feston për dy golat e ekipit të tij

F.autor

GODITJE E RËNDË PËR KROACINË/ Ylli i ekipit rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

MILAN-BOLOGNA/ Borino përfiton dhe dyfishon shifrat për “Kuqezinjtë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment