Futboll

Shmanget drama në Angli, gjyqtari anësor i shpëton jetën futbollistit

Angli, mot i keq, fusha e rënduar dhe me baltë gjatë një ndeshjeje të kampionatit amator, ku për pak nuk u konsumua një tragjedi. E evituar falë reflekseve dhe ndërhyrjes në kohë të një shpëtimtari, të cilin askush nuk e priste.

Personi që për pak mbeti viktimë quhet Danny Frost, sulmues i Trafford, klub i kategorisë së tetë angleze, ndërsa shpëtimtari quhet Zharir Mustafa dhe nuk është as shok i skuadrës së Frost, as futbollist i Colwyn Bay, skuadrës kundërshtare që u përball me Trafford, në afërsi të Mançesterit.

Nuk është as mjeku i skuadrës, por thjesht asistenti i gjyqtarit. Gjithçka ka ndodhur në minutën e 65-të, për shkak të fushës me baltë, që nuk i dha mundësi Frost të ndalej në kohë teksa po ndiqte topin në vijën fundore: futbollisti rrëshqet dhe përplaset dhunshëm me barrierat mbrojtëse të fushës. Asistenti i gjyqtari e kuptoi menjëherë se situata ishte e rëndë dhe vrapo t’i jepte ndihmën e parë, duke bërë që Frost të mos gëlltiste gjuhën. Aq ka mjaftuar që t’i shpëtonte jetën Danny-t, sepse ambulancës iu deshën disa minuta për të mbërritur në fushë për shkak të motit të keq. Ndeshja pas këtij episodi u ndërpre do të riluhet më 26 prill.

Ka qenë vetë Mustafa ai që ka shpjeguar se çfarë ndodhi pak orë pas ngjarjes, ndërkohë që kanë vërshuar urimet nga familjarët e Frost, klubi i Trafford si edhe Federata Angleze e Futbollit. “Frost nuk merrte frymë, i hapa gojën me forcë dhe i nxora gjuhën jashtë, duke ia kthyer trupin në pozicionin e duhur. Thjesht u ndodha në vendin e duhur në momentin e duhur. Nuk ndihem një hero, madje heroi i vërtet është Danny, i cili u rikuperua shumë shpejt. Kur erdhi ambulanca kishte konvulsione, tani nuk mban mend çfarë ndodhi, por është më mirë: dëshiron të kthehet në fushë që këtë të shtunë, por besoj se nuk do t’i lejohet”

Related posts

“BERNABEU” ËNDËRRON MBAPPE/ Reali nis “gjuetinë” për pasuesin e Benzema, ja emrat me “të kuqe”

Delo.autor

I DYTI MË I SHTRENJTË QË BLEU/ Real Madrid prezanton talentin anglez, do të mbajë numrin e legjendës

F.autor

“Griezmann qëndron në Spanjë”, Deschamps zbulon të ardhmen e sulmuesit

Sadik.Autor

Leave a Comment