Ekskluzive Futboll Gossip Sport

VERA E YJEVE TE FUTBOLLIT/ Disa shijojnë PUSHIMET, të tjerët… stërvitjen (FOTOT)

Pushimet për futbollistët dalëngadalë po i vjen fundi, pasi iu duhet t’i bashkohen ekipeve për të filluar fazën e fundit përgatitor parasezonal. Shumë yje si Ronaldo, Mbappe, Luis Suarez kanë filluar stërvitjen me klubin ndëra të tjerë kanë filluar pushimet dhe po i shijojnë pak ditë që i kanë mbetur në dispozicion.

AlpeNews.al ju rendit disa nga yjet e futbolllit që kanë filluar pushimet me vonesë dhe po i shfrytëzojnë më së miri.

Paolo Dybala

Sapo mbylli pas bujë aventurën me Argjentinën në Copa America, Paulo Dybala ka marrë pushimet verore bashkë me të fejuarën e tij, Oriana Sabatini. Bashkë me ta në Miami të Shteteve të Bashkuara ndodhet edhe Rodrigo De Paul me bashkëshorten.

Mes dashurisë dhe miqësore, Dybala po shijon ditët e fundit në det, para se t’i bashkohet Juventusit në përgatitjet për sezonin e ri.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara

Ndërkohë që të gjithë janë kuriozë të mësojnë cila do të jetë skaudra e ardhshme e Mauro Icardit, bashkëshortja menaxhere e tij, Wanda Nara ka postuar një foto mjaft “hot” nga pushimet e fundjavës në Ibiza.

Modelja argjentinase ka një llogari mjaft të ndjekur në Instagram, teksa këtë verë ka ndarë vazhdimisht fotografi të saj nga pushimet në shtete si Japonia, Franca, liqeni i Komos, Spanja, etj.

Sergio Aguero

Sergio Aguero po i shijon në maksimum pushimet verore me të dashurën e tij të re, Sofia Calzetti. Sulmuesi argjentinas i Manchester City-t është shfaqur në Miami këtë javë duke ngarë një autoveturë mahnitëse McLaren Spider ngjyrë blu.

Çifti kohët e fundit ka pushuar në ishujt ekzotikë në Bahamas, së bashku me djalin e Agueros, Benjamin, i ardhur në jetë nga marrëdhënia e mëparshme me vajzën e Diego Armando Maradonës, Giannina.

Lionel Messi

Lionel Messi po kalon ditët e fundit të pushimeve në plazhet spanjolle të Formenteras bashkë me mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas, pasi Luis Suarez u rikthye tek ekipi për përgatititjet parasezonal.

Të tre, bashkë edhe me familjet përkatëse, kanë marrë me qira për 45 mijë euro në javë, një jaht mjaft luksoz të quajtur “Seven C”, me të cilin po shëtisin në brigjet spanjolle. Më poshtë janë edhe disa nga fotot brenda jahtit luksoz që po shfrytëzojnë futbollistët në këto ditë pushimesh.

Graziano Pellé

Çifti Viky Varga-Graziano Pellé: Më 15 korrik ishte ditëlindja e të dyve. Në këtë ditë të veçantë, modelja e ka uruar të dashurin e saj me një postim në Instagram, ku shpreh të gjithë dashurinë për të:

“Po, e kemi ditëlindjen të dy. Mendoj se do të thotë se nuk kem i qenë në asnjë moment në këtë botë pa njëri-tjetrin. Je më i madhi, më bujari, më sensuali dhe personi më i fortë në botë që njoh. I bën njerëzit të jetojnë pozitivisht dhe i sfidon që të bëjnë më mirë. Jam shumë e lutur që të kam në jetën time. Faleminderit që më bën të ndihem e veçantë çdo ditë. Të dua!”

Ivan Rakitic

Në pritje të grumbullimit me Barcelonën, Ivan Rakitiç ka kaluar pushimet në disa vende të botës, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Raquel Mauri.

Por ndonëse me pushime, mesfushori kroat nuk i ka ndalur përgatitjet edhe në plazh, teksa siç tregon në fotot e shpërndara në rrjetet sociale, një ndihmë të madhe ka pasur pikërisht nga Raquel.

Lautaro Martinez

Agustina Gandolfo dhe Lautaro Martinez vazhdojnë të shijojnë pushimet pas përfundimit të Copa Americas. Modelja argjentinase u ka dhuruar fansave të saj në Instagram të tjera foto me bikini, që të turbullojnë mendjen.

“Po mendon të jetoj këtu”, shkruan Agustina, duke çmuar panoramën ekzotike dhe detin e mrekullueshëm pas shpinës së saj. /Alpesport.al

Related posts

U ARRIT SHKËMBIMI ME “ZONJËN E VJETËR”/ Leonardo Spinazzola mbërrin në Romë, ja përfitimet

Delo.autor

LIVE/ Brighton-Manchester City, Aguero barazon shifrat për “Qytetarët”

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Italia makth për Holandën, Haaland mer përdore Norvegjinë

Delo.autor

Leave a Comment