Futboll

Buffon sulmon gjyqtarin: “Nëse nuk je për ndeshje të tilla, rri në shtëpi”

Buffon është i dëshpëruar me gjyqtarin për penalltinë e akorduar në fund të ndeshjes në favor të Los Blancos.
Gianluigi Buffon, portieri i Juventus, nuk i ka kursyer kritikat ndaj gjyqtarit që akordoi penalltinë në favor të Real Madridit në fundin e ndeshjes kundër bardhezinjve.

Një penallti që u transformua në gol nga Cristiano Ronaldo në minutat shtesë, e eliminoi “Zonjën e Vjetër” nga Champions League.

“Ishte një aksion i dyshimtë në minutën e 95-të”, tha fillimisht Buffon. “Një gjyqtar nuk mund të vendosë eliminimin e një skuadre në këtë mënyrë”.

“Çfarë keni në vend të zemrës? Një kosh plehrash… Nëse nuk je në nivelin e duhur për ndeshje të tilla, atëherë rri në shtëpi me gruan, ose në tribunë”, deklaroi kapiteni i Juves.

Related posts

ZYRTARE/ Martinelli rinovon me Arsenal. Januzaj befason me lëvizjen e radhës

F.autor

KRIZA EKONOMIKE PREJ COVID-19/ Real Madrid me plan të ri për rinovimet, ja vendimet për të ardhmen…

Delo.autor

AKORDI JUVENTUS-DYBALA/ Rinovimi në ngërç, menaxheri ikën duarbosh nga Italia

Delo.autor

Leave a Comment