Bundesliga Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Gati 2 muaj pa futboll, si e kalojnë kohën yjet në karantinë

Të gjithë presin me padurim rinisjen e kampionatit gjerman. Në pritje të një përgjigjeje nga qeveria, klubet në Bundesligë nuk kanë bërë asnjë ditë pushim duke u stërvitur në kushte karantine. Kështu Bajerni dhe Borusia e Dortmundit kanë vendosur që lojtarët të stërviten në grupe, të ndarë nga njëri-tjetri duke evidentuar kontaktet. Por çfarë ndodh me futbollistët në kohën kur nuk stërviten?

Shumë prej tyre janë aktivë në rrjetet sociale duke xhiruar video “live” dhe biseduar me tifozët. Robert Levandovski së bashku me gruan e tij, Ana, kanë hapur një fondacion për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për ushqime. Marko Rojs e kalon ditën duke parë filma dhe duke luajtur “Playstation”, ashtu si dhe Erling Haland që nuk i ndahet “FIFA”-s.

Alfonsi Dejvis është edhe lojtari që ka rënë në sy në rrjetet sociale, teksa ka përdorur shpeshherë aplikacionin “Tik Tok” duke u veshur si femër. Por ka edhe nga ata lojtarë që kanë qëndruar diskret duke mos postuar asgjë në këto dy muaj të pazakontë për ta. Klubet shpresojnë që më 9 maj të zbresin në fushën e lojës, edhe pse të vetëdijshëm për gjendjen e tyre fizike dhe mendore, pasi të luash pas një pushimi kaq të gjatë për më tepër pa praninë e tifozëve, do të jetë një sfidë më vete.

RB Leipzig v Borussia Dortmund - Bundesliga

Për këtë arsye shumë prej klubeve kanë punësuar psikologë për të ndihmuar futbollistët të dalin sa më shpejt nga kjo gjendje. Ndërkohë, ajo që ra në sy javën e kaluar ishte stërvitja në oborrin e shtëpisë së kapitenit të Bajernit, Manuel Nojer, i cili kishte instaluar një portë me përmasa të rregullta për t’u stërvitur dhe për të qenë në formën e duhur në momentin kur Bundesliga të marrë dritën jeshile për të rinisur aty ku e la.

Related posts

KAOSI ME STADIUMET/ Urdhër për rikthimin e “Selman Stërmasit”, ja situata…

Delo.autor

DOMINOJNË DY KRYESUESIT PËR TITULL/ Ekipi më i mirë i vitit në Premier krijon debate, ja arsyet befasuese

Delo.autor

Roland Garros, Nadal arrin kuotën 900, në çerekfinale sfidon Schwartzman

Sadik.Autor

Leave a Comment