Futboll Seria A Sport

Napoli niset drejt Firences, tifozët bllokojnë stacionin e udhëtarëve

Entuziazëm në Napoli. Në prag të ndeshjes së transfertës së Firences euforia e madhe ka mbërthyer tifozët e Napoli-t, të cilët nuk kanë qenë pak, por 5000 vetë në rrugët e qytetit për të përshëndetur skuadrën para nisjes për ndeshjen e javës së 35 të Serie A që do të luhet nesër.

Të gjithë tifozët shkuan drejt stacionit ku do të nisej skuadra për në destinacion. Kjo solli kaos tifozësh dhe në këtë mënyrë ekipi i Napoli-t ku bën pjesë dhe Elseid Hysaj ndryshoi drejtim, duke u nisur nga stacioni i dytë i qytetit, Gianturco.

Por, për të pasur një nisje të sigurt të ekipit drejt Firences, ka pasur një takim mes kryetarëve të tifozëve ultras dhe policisë italiane, ku së bashku patën rënë dakord që të mos krijohej kaos në momentin që do të kalonte autobusi i futbollistëve. Dhe, kështu ka ndodhur. Napoli është nisur pa asnjë problem drejt destinacionit.

Normalisht që entuziazmi i napolitanëve është i ligjshëm, sepse një javë më parë skuadra e tyre fitoi 0-1 me gol të Koulibaly në “Juventus Stadium”. Tashmë Napoli është 1 pikë pas juventinëve, të cilët sot do të përballen në mbrëmje me Interin në San Siro. Natyrisht që napolitanët presin një tjetër ndalesë të bardhezinjve për të kërkuar që të marrin vendin e parë pas ndeshjes kundër Fiorentina-s që do ta luajnë nesër në orën 18:00.

Related posts

(VIDEO) Mbrojtësi dëshpërohet para kohe dhe braktis aksionin, rivali shënon gol!

Sadik.Autor

SHEHI me këmbë në tokë: Laçi i fortë, herët për të folur për pretendentë (VIDEO)

Isa.Autor

REAGON ASHPËR NDAJ UEFAS/ Trajneri i Danimarkës: Për një rast Covid-19 shtyjnë ndeshjen 48 orë, por…

Delo.autor

Leave a Comment