Futboll Sport

“Olimpico” plot për Roma-Liverpool, të gjitha biletat shiten për 3 orë!

Një natë e tërë në radhë para “Roma Store” në kryeqytetin italian për të marrë biletat për ndeshjen e Champions League mes Roma dhe Liverpool që do të luhet më 2 maj ora 20:45 në “Olimpico”.

Pas disa ditë pritjesh ka ardhur momenti për shitjen e 35 mijë biletave që ishin në treg. Radhë të gjata në dyqanet e ndryshe të Romës dhe për tre orë janë shitur të gjitha biletat e disponueshme.

Stadiumi do të jetë i mbushur me 60 mijë shikues, pasi 5 mijë do të jetë tifozë të Liverpool, ndërsa 20 mijë vendet e mbetura janë zënë nga të abonuari.

Ndërkohë, “Daily Mail” ka shkruar se tifozët e Liverpool janë të tërbuar nga fakti që një biletë kushtonte 80 euro, megjithatë ato u shitën të gjitha.

Përgjigja e Romës nuk ka munduar në “Twitter”: “Ne do t’i blejmë biletat me të njëjtin çmim në ndeshjen e kthimit, sepse në “Camp Nou”, kundër Barcelona, një biletë e jona kushtonte 90 euro.”

Related posts

REAL MADRID-SHERIFF TIRASPOL/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Hazard-Benzema-Vinicius (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E ARDHMJA E DEA GEAS LARG ANGLISË/ Solskjaer piketon dy zëvendësuesit, ja emrat e kandidatëve

Delo.autor

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY/ Vendasit barazojnë rezultatin, shënon Jose Rondon

Delo.autor

Leave a Comment