Futboll Seria A

Calhanohlu: Harrojmë Juven, sytë nga derbi…

Futbollisti i Milan, Hakan Calhanoglu, ka komentuar në profilin e tij në rrjetet sociale humbjen e pësuar ndaj Juventus: “Shpirti luftarak i skuadrës dhe paraqitja kurajoz nga ana e të gjithëve u vu re ndaj Juventus, por nuk mjaftoi. Fatkeqësisht nuk arritëm të marrim pikë, tani sytë i kemi drejtuar nga derbi i së mërkurës.”

Derbi vjen për Milan menjëherë pas humbjes në fushën e Juventus dhe kuqezinjtë nuk kanë pushuar në ditën e Pashkëve, por kanë nisur punën për ndeshjen e së mërkurës kundër Inter, që mund të jetë mundësia e fundit për të synuar një vend në Champions League. Futbollistët kanë qenë në palestër dhe kanë bërë punë shplodhëse.

Pasdite lojtarët që nuk ishin titullarë punuan në fushë, ndërsa të tjerët u morën me taktikë dhe bënë një ndeshje të vogël në gjysmëfushe. Nesër në orën 11:00 do të jetë stërvitja e radhës nën urdhërat e Gattuso.

Related posts

SKANDAL/ UEFA me dy standarte, Jashanica dënohet ndersa Ramos shpëton nga dopingu

Isa.Autor

LIGA E KAMPIONEVE/ Finale e parakohshme në “Bernabeu”, Guardiola kërkon hakmarrje

F.autor

HISTORIA I HAPI DYERT/ RONALDO përgatitet të thyejë REKORDET E PAPREKSHME

Isa.Autor

Leave a Comment