Futboll Premier League

Mourinho tërhiqet nga Griezmann, Barcelona në ‘pole position’

Jose Mourinho dhe Manchester United nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me francezin, Antonie Griezmann

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann që një kohë të gjatë është në listën e Manchester Unitedit.

Por, Marca shkruan se në muajt e fundit Unitedi ka hequr dorë nga shërbimet e tij dhe nuk do të tentojë as verën e ardhshme.

Lojtari nuk po pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho, i cili kështu ia ka lënë rrugën e lirë Barcelonës që të nënshkruaj me të.

Katalonasit e duan francezin për sezonin e ardhshëm dhe janë të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro.

Griezmann nuk është dëshira e vetme e tyre, pasi në listën e Barcelonës është edhe ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho. /Express/

Related posts

BARÇA NË FESTË/ Shtypi katalanas ngazëllehet për “manitan” ndaj REALIT

Isa.Autor

MBI KRIJIMIN E SUPER LEAGUE/ Mbrojtësi Pique: A duam që Sevilla, Everton dhe Napoli të zhduken? Sepse këto klube…

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHMEN E TIJ SI “BLAUGRANA”/ De Jong befason: Nuk pres që të jem menjëherë…

Delo.autor

Leave a Comment