Futboll

Çfarë asisti nga Jimenez në Portugali, një “rabona” e çmendur (VIDEO)

Nëse mendoni se asisti perfekt nuk ekziston atëherë nuk e keni parë ende pasimin e Raul Jimenez për Jonas në ndeshjen e Benfica-s ndaj Vitoria Guimaraes në kampionatin portugez të shtunën e kaluar.

Është nga ato lloj numrash që duket deri diku si një turpërim për kundërshtarin në fushën e lojës, njësoj si edhe një tunel apo driblimi i disa lojtarëve.

Gjithsesi, veprimi i lojtarit të Bencifa-s këtë herë quhet “rabona” në gjuhën sportive dhe është diçka e rrallë në një ndeshje, që kërkon aftësi të larta teknike për t’u realizuar: goditja e topit duke kryqëzuar këmbët, pak a shumë si një finte.

Mesfushori i Benfica-s, Raul Jimenez vendosi të krosojë me anë të “rabona”-s për të shërbyer shokun e skuadrës Jonas me një asist perfekt në rastin e golit të dytë të skuadrës portugeze në fitoren 2-0 ndaj Vitoria-s.

Pas ndeshjes, Jimenez nxitoi të postonte imazhe të numrit fantastik në “Twitter” shoqëruar edhe me statusin përkatës: “Nëse e ëndërron mund ta bësh realitet”. Gjesti i lartë teknik është vlerësuar nga të gjithë sportdashësit.

Në fakt, edhe mesfushori i Chelsea-t, Eden Hazard thuajse shënoi një gol ndaj Bournemouth javën e kaluar, pasi goditi topin me “rabona”. Por gjuajtja e rrallë e yllit belg në hyrje të zonës u grushtua me shumë vështirësi nga portieri kundërshtar, duke i hequr mundësinë lojtarit të Chelsea-t që të realizonte atë që mund të ishte edhe goli i vitit.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një asist nga Zuber, Shaqiri realizon një “PERLË” ndaj Turqisë (VIDEO)

Delo.autor

Cagliari shkarkon drejtorin sportiv Giovanni Rossin

Sadik.Autor

Dëbora ‘pushton’ stadiumin, a do shtyhet Kukësi-Skënderbeu? Merret ky vendim zyrtar (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment