Champions League Futboll

Xabi Alonso: Bayerni është favorit, por me Sevilla e pret një sfidë e nxehtë…

Ish-futbollisti spanjoll, Xabi Alonso, ka thënë se Bayern Munich, ku ai ka luajtur nga viti 2014 deri më 2017, është favorit i dukshëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të luajë kundër Sevilla, teksa ndeshja e parë do të luhet të martën, në “Ramón Sánchez –Pizjuán”.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi për rrezikun që paraqet klubi andaluzian, i cili ka lojtarë të mirë, shumë të pasionuar dhe që po përballen me një “mundësi të madhe” për të përparuar në gjysmëfinale, për herë të parë në historinë e tij.

“Mendoj se Bayerni është favorit, por kjo është e padobishme. Duhet ta provojë në fushën e lojës, se cili është favorit. Aktualisht, ekipi luan mirë, unë kam një ndjenjë të mirë, por kundërshtari nuk është i lehtë”, – tha ai për mediat zyrtare të klubit gjerman.

Përveç kësaj, ish-mesfushori spanjoll kujtoi se Sevilla, e cila i përsërit çerekfinalet e Champions-it 60 vite më vonë, nuk do të dojë ta humbasë këtë rast historik:

“Sevilla ka lojtarë të mirë, tifozët janë shumë të pasionuar. Për Sevilla është një mundësi e madhe për të arritur në gjysmëfinale. Në çerekfinalen e Champions-it, gjithçka mund të ndodhë”.

Nga ana e tij, Martin Demichelis i Argjentinës, i cili nga viti 2003 deri më 2010, luajti për ekipin bavarez, theksoi rëndësinë e atmosferës në “Pizjuan Sánchez”. “Është gabim të mendosh se Sevilla është një ekip i lehtë, do të jetë një ndeshje e nxehtë, – tha ish-lojtari i Malagas, Atlético dhe Espanyol. – Atmosfera në Seville është fantastike, e pabesueshme. Tifozët të vënë shumë nën presion, nuk është e lehtë për të fituar në Seville”.

Megjithatë, ish-lojtari i Bayern Munich thotë se me përvojën dhe cilësinë e grupit, skuadra bavareze është “një hap përpara”, por duhet të jetë e kujdesshme. “Sevilla bëri lojëra të mira në fazën e grupeve, luajti mirë kundër Manchester United në Seville dhe bëri një lojë të madhe në “Old Trafford”. Eshtë gabim të mendohet se do të jetë e lehtë si çerekfinale”, – shtoi ai.

Related posts

Alban Bushi: E kuptoj Panucci-n, Shqipëria është shumë keq për mbrojtësa

Sadik.Autor

REKORD I FRIKSHËM/ Ky lojtar në La Liga nuk “pushon” kurrë

Delo.autor

SITUATË KAOTIKE NË FUTBOLLIN ANGLEZ/ Pas trajnerit të Newcastle, kërcënohet me jetë familja e teknikut të Arsenal

Delo.autor

Leave a Comment