Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Boateng jep “recetën” se si Bayern Munich mund ta neutralizojë Ronaldon

Mbrojtësi qendror i Bayern Munich, Jerome Boateng, thotë në një intervistë për revistën “Kicker” se Cristiano Ronaldo është sulmuesi më i kompeltuar i mundshëm. Madje, për yllin portugez të Real Madridit, ai mendon se në aspektin e golashënimit është “si një makinë”: “Asnjë sulmues nuk mund të jetë më i kompletuar se Cristiano. Finalizon djathtas e majtas, shënon me kokën e tij dhe çdo gjë e bën në mënyrë të përkryer. Dhe në aspektin e shënimit është si një makinë”.

Sipas Boateng, Bayern Munich mund ta kushtëzojë e minimizojë efektivitetin e CR7, nëse funksionon si ekip, por është i vetëdijshëm se bashkë me të tijtë nuk mund ta neutralizojnë krejtësisht: “Ju nuk mund ta neutralizoni krejtësisht, sepse gjithmonë arrin të krijojë shanse në një ndeshje, sepse ai ka një ndjenjë të shkëlqyeshme të largimit. Pra, është e rëndësishme që të jemi kompaktë si ekip, për t’i lejuar sa më pak hapësirë ​​që është e mundur një goleadori si ai”.

Boateng është përballur me Cristiano Ronaldon me kombëtaren gjermane, edhe me Bayern Munich. “Kemi përvoja pozitive dhe negative me të. Me kombëtaren, pothuajse gjithmonë kemi arritur ta neutralizojmë, si në fitoren 4-0, në Kupën e Botës 2014. Me Bayern Munich nuk na ka ecur aq mirë. Sidoqoftë, Real Madridi nuk është vetëm Ronaldo. Edhe lojtarët e tjerë janë shumë të mirë”.

Related posts

“JANË MADHËSHTOR AI E MERITON TË…”/ Eder: Interi mund të blejë Messin

Delo.autor

Shtangu FLAMURTARIN/ SHKËMBI gjen lumturinë: Skuadra po luan ashtu siç dua

Isa.Autor

“TË GJITHË KËRKOJMË NJË NDESHJE TË MADHE FUTBOLLI”/ Flet Zidane: Na kanë thënë të dalim me Barcelona nga hoteli dhe…

Delo.autor

Leave a Comment