Futboll Sport

Një shqiptar shkëlqen mes ”yjeve” të Zvicrës!

Në Zvicër janë luajtur ndeshjet e javës së 31-të dhe nga shqiptarët që luajnë atje ka spikatur mesfushori Hekuran Kryeziu, i cili është pjesë e skuadrës së Luzern. Sikurse ndodh zakonisht, prestigjiozja Blick ka përzgjedhur formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës dhe tek “yjet” është vetëm një shqiptar. Pikërisht Kryeziu është përzgjedhur në formacionin e më të mirëve, teksa Blick shkruan: “Lufton dhe shkëlqen me pasimet në thellësi. Klas i lartë”. Por kush ishin shqiptarët që luajtën këtë javë në Zvicër?

GRASSHOPPER-LUGANO 4-3
Bujar Lika u aktivizua titullar, ashtu sikurse futbollisti i talentuar Nedim Bajrami. Mbrojtësi i djathtë, i cili debutoi me Shqipërinë në miqësoren me Norvegjinë, luajti vetëm 45 minutat e para të takimit. Në të dytën ai qëndroi në dhomat e zhveshjes, kurse në të 74’ doli edhe Bajrami. Në vend të tij u fut bjë tjetër shqiptar, Gjelmbim Taipi. Mesfushori ka luajtur në të shkuarën për Shqipërinë u21 dhe tanimë ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën.

SION-BASEL   2-2
I vetmi shqiptar në fushë nga minuta e parë ishte mbrojtësi i majtë Ermir Lenjani, që po jep kontributin e tij që Sion të shpëtojë prej rënies nga Superliga e Zvicrës. Taulant Xhaka e ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi, ndërkohë që këtë herë te Basel-i nuk e kishin programuar titullar sulmuesin Albian Ajeti. Ai zbriti në fushë në minutën e 65-të të takimit. Në fund ekipet ndanë nga një pikë, pasi ndeshja mbaroi 2-2.

LUZERN-ZURICH  2 – 1
Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca luajtën gjatë gjithë ndeshjes që Luzern fitoi kundër Zurich. Të dy mesfushorët qendrorë bënë një paraqitje të mirë, ndërkohë që nga minuta e 68-të u aktivizua edhe Demhasaj, një lojtar i tentuar nga Shqipëria U21. Për skuadrën mike gjithashtu nga fillimi në fund luajtën Toni Domgjoni dhe Izer Aliu.

Related posts

“DO HAMË PËRSHESH”/ Bare u tregon spanjollëve në shqip menynë speciale për Krishtlindje

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Insiston mbrojtësi i Napolit: Të qëndrojmë sa më afër “Zonjës së Vjetër”, duhet të…

Isa.Autor

NBA MERR VENDIMIN/ Ja kur do të nisë sezoni 2020-2021

Delo.autor

Leave a Comment