Futboll Shqipëri Sport

KATEGORIA E PARË/ Nga derbi i jugut te ai i veriut, ja 9 përballjet e ditës së sotme

Do të luhen sot 9 përballjet e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë, në grupet A dhe B. Padyshim që e gjithë vëmendja është te derbet, Apolonia-Lushnja dhe Vllaznia-Veleçiku.

Këto 2 përballje pritet të prodhojnë spektakël, për shkak edhe të rivalitetit që skuadrat kanë me njëra-tjetrën. Ndërkohë Dinamo e vendit të dytë në Grupi A do të sfidojë Shënkollin në transfertë. Mjaft të ekuilibruara duken dhe përballjet Vora – Burreli dhe Iliria – Korabi. Vorakët do të kërkojnë fitoren e parë, përballë matianëve që kanë mbetur pa trajner, pas largimit të Nicës.

Për sa i përket Grupit B, përveç derbit Apolonia-Lushnja, përballje emocionuese priten të jetë dhe ajo mes Egnatias dhe Tomorit. Të dy këto skuadra kanë si objektiv ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Një transfertë e vështirë për Besën e Gentjan Begësë përballë Orikut, që ka rezultuar surprizë në këto javët e para. Ndërkohë Bylis dhe Pogradeci konsiderohen si favoritë përballë Elbasanit dhe Turbinës.

GRUPI A

E shtunë, më 6 tetor, 14:00

Vllaznia -Veleçiku

Shënkolli-Dinamo

Vora-Burreli

Iliria-Korabi

E diel, më 7 tetor, 14:00

Erzeni-Besëlidhja

GRUPI B

E shtunë, më 6 tetor, 14:00

Apolonia- Lushnja

Bylis- Elbasani

Oriku- Besa

Turbina-Pogradeci

Egnatia- Tomori

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Mbyllen pjesët e para, vetëm “paqe” midis skuadrave (VIDEO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Finlanda arrin triumfin historik ndaj Danimarkës në ndeshjen dramatike

Delo.autor

PËRGATITET “BOMBA” E MERKATOS/ Donnarumma “blen” dy lojtarë të Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment