Futboll Sport

E donte Partizani në verën e shkuar, ja kur vendos Luftëtari për sulmuesin e talentuar

Fatih Jusufi ishte një nga lojtarët që u përfol në merkaton e verës së shkuar për të firmosur me Partizanin. Pas afrimit të Jasir Asanit, edhe Jusufi shihej si një talent i së ardhmes, por në fakt kjo nuk ndodhi. Para dy ditësh, 19-vjeçari ka udhëtuar drejt Gjirokastrës dhe tashmë ka nisur stërvitjen me Luftëtarin. Por, ndryshe nga sa është thënë, ai s’ka firmosur ende me bluzinjtë.

Do të jetë trajneri Kostiç që do të vendosë nëse Jusufi do të qëndrojë ose në Gjirokastër. Stafi teknik i bluzinjve ka caktuar që në orën 16:30 të ketë një ndeshje testuese për lojtarët që janë afruar në stërvitje, por gjithashtu do të vlerësohen edhe cilësitë e Fatih Jusufit.

Related posts

A KA NDODHUR DIÇKA? Messi “nuk e kuptoi” asnjëherë se përse ky lojtar nuk luante tek Barcelona, ja emri…

Delo.autor

BËRI PARAQITJE FANTASTIKE NDAJ REALIT/ Guardiola nis menjëherë sulmin për mbrojtësin e klubit spanjoll…

Delo.autor

SERIE A/ Mbrojtësi i premton besnikëri klubit të Milan

Sadik.Autor

Leave a Comment