Futboll Sport

Leo Messi, një dekadë me “10” në shpinë te Barcelona

“10” është një numër, që me të vërtetë mbart shumë vlera në historinë e Barcelonës, sidomos për gëzimet e shumta që iu ka dhënë tifozëve katalanas. Një nga ditët që pa dyshim, ndjekësit e Barcelonës kurrë nuk do të harrojnë, është e para, kur Leo Messi ka vënë “10” në shpinën e tij. Ishte 24 korriku dhe “dishepujt” e Pep Guardiolës filluan presionin në një miqësore ndaj skocezëve të Hibernian. Ndeshja përfundoi 6-0 në favor të katalanasve, me argjentinasin ndërkombëtar duke shënuar një gol, me një goditje të madhe.

Gjithkush e dinte se “La Pulga” ishte pronari ideal për një numër, që gjithmonë ka qenë i rezervuar për më të mirët te Barcelona.  Prej asaj dite, Leo nuk do ta ndalonte kurrë së mbajturi atë numër, duke u bërë lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Vetëm një javë më parë, Ronaldinho, një pikë referimi e klubit katalanas, midis viteve 2003 dhe 2008, kishte nënshkruar për Milanin. Ylli argjentinas e kishte treguar tashmë cilësinë e tij, bashkë me magjistarin brazilian, duke mbajtur numrin “19” mbi shpinë.

Ndeshja e tij e parë zyrtare me “10” ishte pas 31 gushtit 2008, në një ndeshje, që Barcelona e humbi 1-0 në stadiumin “Los Pajaritos”, kundër Numancia. Nuk ishte premiera e dëshiruar e sulmuesit “albiceleste”, por në ditët dhe vitet e ardhshme do të bëhej elita e futbollit botëror. Disa lojtarë kanë qenë në gjendje për t’u ngjitur në Olimpin e futbollit dhe Messi, me të gjitha ato që ka arritur gjatë këtyre dhjetë viteve, e meriton të jetë atje, me lojtarët më të mirë në histori.

Arritjet sportive
Leo ka një rekord spektakolar me Barcelonën. Sa iu përket titujve kolektivë, Messi ka arritur me ekipin e Barcelonës: 7 tituj të La Liga-s, 6 Kupa Mbreti, 5 Superkupa të Spanjës, 4 Champions, 3 Superkupa Europiane dhe 3 Botërorë për Klube.

Argjentinasi ka bërë dallimin edhe në nivel individual: 4 “pichichi” në La Liga, 5 “Këpuca të Arta” dhe 5 “Topa të Artë”. Një tjetër statistikë stratosferike, që jep mendimin se Leo është një jashtëtokësor dhe vjen nga një planet tjetër, regjistrohet në “palmaresin” e tij si goleador: 510 gola.

Botërori… i pamundur
Titulli i vetëm i ndikimit të madh që Leo Messi nuk ka arritur ta shtojë në “muzeun” e tij të trofeve është Kupa e Botës. Sulmuesi argjentinas është kritikuar shumë nga mediat argjentinase se në kombëtare nuk tregon të njëjtin nivel si kur luan në klub. Duhet të kemi parasysh se lojtarët që e shoqërojnë atë tek “Albiceleste” nuk janë të të njëjtës cilësi me ata që mbulojnë shpinën e tij në klubin katalanas.

“10” e rezervuar te Barcelona
Numri “10” ka qenë gjithmonë i rezervuar te Barcelona ​​për lojtarët me më shumë vetëbesim të skuadrës. Duke shqyrtuar 23 vitet e fundit, paraardhësit e Leo Messit në ekipin katalanas, që mbanin numrin “10”, janë si në vijim:
– Ángel Manuel Cuellar (1995-1996)
– Giovanni Silva (1996-1999)
– Jari Litmanen (1999-2000)
– Rivaldo Vitor Borba Ferreira (2000-2002)
– Juan Román Riquelme (2002-2003)
– Ronaldinho Gaúcho (2003-2008)
– Lionel Messi (2008-…)

Related posts

PËRBALLJA MES ARGJENTINËS DHE KILIT/ Dueli për medaljen e bronztë në Kupën e Amerikës

Delo.autor

GOLI I ANULUAR I VLLAZNISË SHKAKTOI POLEMIKA/ Reagon mbrojtësi i Laçit: Një sqarim për ata që…

Delo.autor

MORI KARTON TË KUQ NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Juventusit nuk i mbarojnë problemet, titullari do të mungojë kundër…

Delo.autor

Leave a Comment