Futboll Seria A Sport

Chelsea bën gati 100 milionë euro për ‘heroin’ e Napolit

Sipas raporteve të fundit nga “Sportitalia”, drejtuesit e Chelsea-t janë të vendosur të rrisin interesin e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin e qendrës të Napolit, Kalidou Koulibaly gjatë merkatos së transferimit të kësaj vere. Blutë janë në kërkim për të forcuar skuadrën e tyre në disa pozicione kyçe në fund të sezonit, pasi kanë dalë duar bosh në këtë sezon që padiskutim mund të quhet zhgënjyes, i dyti nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, që në sezonin e parë fitoi titullin e Premier League.

Që kur Maurizio Sarri mori drejtimin e “Partenopei”, mbrojtësi senegalez është përmirësuar ndjeshëm dhe nga një i ‘panjohur’ u kthye në një nga mbrojtësit më të fortë në qarkullim, veçanërisht nga pikëpamja teknike. Në të vërtetë, figurat kryesore brenda hierarkisë së “Stamford Bridge” besojnë se ish-mbrojtësi i Metz dhe Genk është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe prandaj janë të përgatitur të paguajnë një tarifë në rajon prej 100 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij.

Kontrata e re e Kalidou Koulibaly nuk do të përfshijë asnjë klauzolë lirimi, që do të thotë se presidenti Aurelio De Laurentiis mund të vendosë çmimin që ai dëshiron, ndërsa dhe gjigantët e Premier League kanë shfaqur interesin e tyre për lojtarin. Megjithatë Koulibaly nuk është lojtari i vetëm që mund të largohet nga Napoli, gjithashtu Pepe Renia pritet të veshë fanellën e Milanit, pasi ka gjetur marrëveshjen me “Djallin”. Elseid Hysaj është një nga lojtarët më të kërkuar të Napolit, sëbashku me Jorginho, Insigne apo edhe Zieliński. Duket shumë e vështirë që presidenti De Laurentiis të largojë në merkaton e ardhshme disa nga lojtarët më të spikatur, megjithatë, në rast se Napoli fiton titullin e Serie A, që mungon që nga koha e Diego Maradona. Më konkretisht nga viti i largët 1990 dhe ky duket se është sezoni ideal për të fituar titullin e tretë të Serie A. 

Related posts

“DO TË JAPIM MAKSIMUMIN PËR T’IA DALË ME FITORE”/ Coman: Ne mendojmë se jemi gjithmonë favoritë për…

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Fulham. Rezultati 2-0

Delo.autor

PIRLO ka një sygjerim për INTERIN: Blerja e përsosur për MESFUSHËN do të ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment