Futboll Sport

Probleme me Messin dhe Sampaolin? Icardi sqaron të vërtetën

“Jam i bindur se në Botëror do të shkojnë ata që janë lojtarët më të mirë”, tha për gazetën sportive argjentinase “Ole” 25-vjeçari që luan me Inter-in dhe që është i kërkuar nga shumë skuadra në Europë. “Jam 25 vjeç, jam kapiteni i Inter-it prej tre vitesh, me golat e mi kam hyrë në historinë e klubit zikaltër. Normalisht që jam gati që të luaj në Kupën e Botës, nëse jo tani, jam për edicionin e ardhshëm. Jam i lumtur që kam dhënë kontributin tim në kualifikuese”, vijoi “bomberi” zikaltër, i cili shton se brenda pak ditësh do të bëjë një takim me Sampaoli-n.

“Mendoj se në kombëtare ka gjithnjë një mundësi të dytë”, shton me plotë besim sulmuesi që mendon se duhet të shohë veten krah Higuain-it dhe Aguero-s. “Ata janë më të vjetrit, i njoh dhe i respektoj. E meritojnë që të jenë në kombëtare, nëse janë zgjedhur ata, duhet të kemi besim dhe t’i mbështesim. Sampaoli e di që është një rol që ka shumë përgjegjësi dhe në fushë roli jonë është vendimtar”, shtoi Icardi, i cili i dërgon urime Kun Aguero-s që është operuar në gju dhe do të rrijë jashtë për pesë javë.

“Shpresoj që ta marrë shumë shpejtë veten nga dëmtimi”. Sa i përket Higuain-it “është një sulmues me nivel botëror dhe e meriton kombëtaren”. E thotë këtë, “brenda apo jashtë listës së kombëtares, ndihem përherë pjesë e grupit”, shtoi Maurito që e di se “ka mbështetjen e argjentinasve”, dhe mohon veton e supozuar nga Messi. “Kam një raport të shkëlqyer me të gjithë dhe asnjëherë nuk kam qenë i ndikuar nga fjalët. Këtë herë po fliten fjalë të pavërteta. Me Leo-n kam raport normal dhe e di që unë dhe ai kemi të njëjtën ëndërr. Mendoj se nëse i bëjmë gjërat mirë, do të kemi mundësi që të argëtohemi në Rusi dhe nuk mund t’i trembemi asnjë skuadre. Pa harruar që kemi lojtarin më të mirë të botës”.

Related posts

Rivaliteti mënjanë, tifozët e Sitit i urojnë shërim të shpejtë Fergusonit (FOTO)

Sadik.Autor

BAYERN BËN HAPIN E PARË/ 56 milionë euro për talentin e Bundesligës

F.autor

Lucas Biglia: Argjentina pa Leo Messin është një ekip normal

Q.Autor

Leave a Comment