Shqipëria ka arritur të rrëmbejë 17 medalje (2 ari, 3 argjendi dhe 12 bronzi) në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo, i zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë pak ditë më parë. Në këtë kampionat, përfaqësuesja kuqezi u paraqit me 33 sportistë të të gjitha grupmoshave dhe kategorive. Në përfundim të tij, sportisti Jurido Cani garoi në peshën e -63 kg, duke fituar ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe në fund rrëmbeu medaljen e arit. Madje, Cani, është shpallur edhe si “Sportisti i Turneut” për të rritur në këtë kampionat. Me medalje ari është kthyer në Shqipëri edhe Valdet Allaraj, që garoi në peshën -58 kg, duke mposhtur të gjithë kundërshtarët dhe rrëmbyer medaljen e artë. Jurido Cani, u shpreh i lumtur për suksesin në Kampionatin Ballkanik, ndërsa tashmë është fokusuar për objektivat e së ardhmes.


“Unë përfaqësova Shqipërinë në kampionatin ballkanik, që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë. Kalova tre ndeshje, duke fituar edhe medaljen e arit. Ndihem shumë krenar, e gjitha ishte pasqyrimi i punës që kemi bërë. Në vazhdim është kampionati botëror që zhvillohet në Mançester. Atje pretendoj pjesëmarrje dinjitoze dhe pse jo sukses. Unë kërkoj mbështetje të plotë për të marrë pjesë në kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare. Dëshiroj shumë që të kem dhe arritje”-u shpreh Allaraj.

“Shqipëria u përfaqësua shumë shumë mirë. Nga viti në vit kemi pasur shumë rritje. Pretendojmë që edhe në kampionatete e tjera, kombëtare dhe ndërkombëtare të kemi më shumë rritje. Ne kemi shumë objektiva, por me mbështetjen që kemi nga ministria ose nga KOKSH dhe donatorët, mendoj që do kemi më shumë suksese. Në Kampionatin Ballkanik ishin pjesëmarrës 33 sportistë nga Shqipëria, duke marrë dhe 17 medalje. Nga këto 2 ishin dy vende të para, 3 vende të dyta dhe pjesa tjetër ishin vende të treta”-tha Xhevahir Hysa.

“Për një trajner ky sukses tregon punën kolosale të viteve të fundit, që ne kemi bërë me sportistët. Normalisht kjo do të thotë që federata ka bashkëpunuar në mënyrë të përbashkët me qëllim që ky sport të eci dhe të ngrihet sa më lartë. Ky ka qenë objektivi ynë kryesor. Ne vazhdimisht kemi sjellë medalje të arta nga Kampionati Ballkanik. Kemi pasur dhe disa kualifikime në kampionatet botërore, ku disa prej sportistëve tanë kanë mundur të përparojnë apo të ecin në disa ndeshje. Këtë herë ne e ndiem vetem më superior nga vietet e tjera. U ndiem mjaftë mirë puna që kemi bërë dhe niveli i sportistëve që kanë arritur deri tani. Nuk janë pak këto medalje për një ekip të vogël që kemi ne. Kemi pritshmëri shumë të mëdha, por duhet pak më shumë vëmendje nga institucionet përkatëse”-përfundon Julian Caca.
Më posht emrat e të gjithë sportistëve medalist!
Medalje Ari: Juirdo Cani dhe Valdet Allaraj.
Medalje Argjendi: Myrteza Xhabrahimi, Sidorela Likometi, Apollon Celaj.
Medalje Bronzi: Danjel Disha, Bujar Hekur, Deni Rapi, Andi Nela, Ledjan Musta, Jurgen Musta, Oriseld Shkalla, Omar Lila, Mario Tafilaj, Klaus Demirxhiu, Dorjan Biba dhe Adieni Bajrami.
