Futboll La Liga

Cili është çelësi i ringjalljes së Antoine Griezmann?

Sulmuesi francez i Atletico Madridit Antoine Griezmann po jeton ditët e tij më të mira të karrierës në Madrid. Lojtari kaloi një periudhë të turbullt në pjesën e parë të sezonit pasi skuadra madrilene dhe vetë francezi ende nuk po gjenin ritmin e duhur.

Që pas rikthimit në shtëpi të Diego Costa-s tek “El Colchoneros” skuadra e dytë e Madridit ka shtuar serinë e rezultateve e pozitive në kampionatin spanjoll duke u renditur në vendin e dytë përpara rivalëve të betuar të Real Madridit. Vetë  golashënuesi më i mirë në “EURO 2016” ka vlerësuar impaktin në fushën e lojës të ish-sulmuesit të Chelsea-t Diego Costa.

“Ҫdo gjë është përmirësuar që kur Diego ka hyrë në lojë. Ai po ndihmon vërtet. I mban mbrojtësit kundërshtarë të zënë kështu që unë kam më tepët liri për të provuar disa gjëra në fushë sepse nuk jam gjithmonë nën presion për të lëvizur brenda dhe rreth zonës kundërshtare”, deklaroi për të përditshmen spanjolle “AS” futbollisti më i mirë i skuadrës së Diego Simeone-s.

Griezmann po shënon në mënyrë të vazhdueshme nga java në javë në La Liga dhe momentalisht në të gjitha kompeticionet ka regjistruar 24 gola.

Ekipi po kryen përgatitjet e fundit në prag të derbit me kampionët e dyfishtë e të Europës dhe të Spanjës Real Madridin , sfidë që do të luhet nesër në “Santiago Bernabeu”. Për sulmuesin francez e rëndësishme është që Atletico të sigurojë vendin e dytë në edicionin 2017-2018.

Në merkaton verore, lojtari ishte në prag të kalimit te gjigantët e Manchester United, një ekip për të cilin Griezmann ka shprehur simpati.

Shifra e lartë e kartonit të lojtarit 27-vjeҫar, si edhe dëshira për të mos të braktisur bardhekuqtë që ndodheshin në vështirësi, la ҫdo gjë pezull. Kjo bëri që sulmuesi i Kombëtares së Francës të qëndrojë edhe këtë vit në Madrid.

Griezmann është njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Didier Deschamps. Ai pritet të jetë një nga yjet që do të spikasë në Botërorin e Rusisë që fillon në muajin qershor të këtij viti.

Related posts

DALIN DETAJET DY JAVË PAS ATENTATIT/ Ish-futbollisti u vra pasi vodhi drogë nga…

Delo.autor

‘Bomba’ e merkatos/ Milan pranë transferimit të golashënuesit të Serie A

Q.Autor

Mbrojtësi i AC Milan Cristian Zapata dhe Juan Cuadrado do të jenë pjesë e 23 lojtarëve kolumbianë RUSI 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment