Futboll Sport

Rezultat surprizë në Rrogozhinë, PARTIZANI nuk është gati për Superligën

Ka përfunduar me rezultatin 0-1 ndeshja miqësore mes Egnatias dhe Partizanit, me të kuqtë që marrin kështu një fitore minimale përballë ekipit të Kategorisë së Parë.

Goli i vetëm i takimit të zhvilluar në Rrogozhinë u shënua nga Mala në minutë e 20-të, me ekipin e drejtuar nga trajneri Skënder Gega që nuk ka arritur të shënojë më shumë gola në këtë sfidë. Në këtë mënyrë Partizani nuk ka bindur edhe një herë në fazën sulmuese, që ka qenë në sezonet e fundit pjesa më problematike e ekipit.

Gjatë lojës u aktivizuan gati të gjithë lojtarët titullar, duke përfshirë edhe blerjen më të re Emanuel Mensah, por pa arritur të çajnë portën e Egnatias përsëri.

Related posts

BUZËQESH SYLVINHO/ Sulmuesit kuqezi shkëlqejnë në Evropë, ideohet tredhëmbëshi i ri në Ligën e Kombeve

F.autor

E PABESUESHME/ Higuain: Ja çfarë më thanë tek JUVENTUSI pas ardhjes së RONALDOS

Isa.Autor

MASAT KUFIZUESE KUNDËR COVID-19/ Humbje rekord, Bundesliga “numëron” superdëmin ekonomik

Delo.autor

Leave a Comment