Futboll Sport

HISTORIA E RRALLË/ Tifozi merr leje nga burgu për të parë Partizanin kampion pas 26 vitesh

Dashuria për futbollin dhe, mbi të gjitha, për ekipin e zemrës nuk njeh pengesa. Madje, as kur bëhet fjala për… burgun.

Ndoshta gjithkush mund të habitet kur ta lexojë, por një histori e rrallë që vjen nga Saranda do të bindë edhe më skeptikët.

Sipas “Panorama Sport”, dëshmia më e mirë është ajo e Vladimir Sinanit.Pakkush mund ta njohë këtë personazh, të paktën jashtë rrethit të tifozëve të Partizanit, e megjithatë gjesti i tij ka marrë dhenë dhe në media.

Që në qytetin bregdetar tifozët e kuq janë të shumtë dhe ata nuk humbasin ndeshjet më të rëndësishme, kjo dihet, por askush nuk do ta besonte që ka edhe nga ata ultras që kërkojnë enkas leje nga burgu për të parë derbin.

Dhe ky i së dielës nuk ishte një derbi çfarëdo. Fitorja 2-1 kundër Tiranës u dha titullin kampion “demave” pas 26 vitesh mungesë.

Pritja ishte realisht e gjatë nga hera e fundit që kanë mundur që të marrin trofeun më të rëndësishëm në vend.

Ndaj, këtë ditë të madhe për popullin e kuq, Vladimiri nuk mund ta humbiste assesi.

Ai kishte kërkuar leje për të fituar për disa orë lirinë dhe për të parë ekipin e zemrës.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Pellegrini premton një West Ham sulmues: Kam mentalitet fituesi!

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ “Djajtë e Kuq” synojnë objektivin e Tottenham, ja oferta për Muriqin

Delo.autor

INTER NË VËSHTIRËSI PËR TË NDËRHYRË NË MERKATO? Presidentiti i “Zikaltërve” dorëzon paketë aksionesh kompanisë së njohur

Delo.autor

Leave a Comment