Futboll Sport

Emery: Shumë shpejt PSG do ta krahasoni me Bayernin dhe Barcelonën

Unai Emery beson se durimi është i nevojshëm te PSG, pasi është shumë herët për ta krahasuar klubin parizien me gjigandët europianë, si Bayern Munich dhe Barcelona, pavarësisht fitimit të titullit të Ligue 1, të dielën.

PSG festoi në mënyrë të shfrenuar, pasi turpëroi kampionët e mëparshëm të Francës, Monaco, me rezultatin 7-1 në “Parc des Princes”, duke vulosur kampionatin e pestë në gjashtë vjet. Por, klubi i kryeqytetit francez, i formuar në vitin 1970, ende ndjek një numër klubesh të këtij vendi në aspektin e nderit të të gjitha kohërave, me Unai Emery duke pranuar nevojën që kjo të ndryshojë me kalimin e kohës.

“PSG është një klub i ri, – tha ai në një konferencë shtypi, përpara përballjes me Caen, në gjysmëfinale të “Coupe de France”. – Ne Ligue 1 duhet të konsolidojmë forcën e këtij ekipi. Në ligat e tjera, Bayern Munich ka më shumë tituj se të tjerët, në Spanjë ka Real Madridi dhe Barcelona, në Itali ka Juventusi, me Milanin dhe Interin.

Në Francë, PSG tani ka shtatë tituj, njësoj si Lyon. Për të konsoliduar këtë forcë dhe për të pasur një histori si ekipi më i mirë në Francë, ka nevojë për kohë dhe durim. Ky është një klub i ri, me ide të reja”.

Related posts

Një lajm i mirë për tifozët/ “MAGJISTARI PIRLO” mund të rikthehet në fushë me…

Isa.Autor

OLIMPIADA/ Delegacioni i Tokios, KOKSH e mban të fshehur

Delo.autor

PENALLTIA E GABUAR? “Ylli” i Interit me telefon në dorë i tregon gjyqtarit pamjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment