Futboll Sport

Çudisin trajnerët, ndryshime të mëdha në formacionet zyrtare

Kryesfida e javës së 30-të është ajo ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut. Takimi do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, prej orës 19:00. Kjo sfidë do të jetë mjaft e rëndësishme për fatin e Partizanit, pasi të kuqtë do të luajnë për pjesëmarrjen në Europa League, ndërsa Skënderbeu për prestigj. Ekipet kanë ndryshuar në këtë ndeshje, pasi tekniku Klevis Dalipi ka bërë disa ndryshime në formacion, ndërsa Daja ka qenë i detyruar për shkak të mungesave të shumta.

Dalipi ka preferuar që të aktivizojë si mbrojtës të majtë, Lorenc Trashin. Ky i fundit do të marrë vendin e Blerim Kotobellit. Telushi ka fituar vendin e tij në mesfushë duke lënë në stol Malan, ndërsa Abdurrahimi është preferuar para sulmuesit Edgar Çani. Ky i fundit do të ketë përkrah Lucas Cardoson dhe Prognin. Bardhi u mbajt në stol për këtë sfidë nga tekniku Dalipi.

Në krahun tjetër, trajneri Ilir Daja ndryshoi formacionin para takimit me Partizanin. Dëmtimet e James, Sowes, Shehit dhe Ditës kanë bërë që ta nisë nga minuta e parë portieri Teqja, Nimaga, Muzaka dhe si sulmues i parë Vila. Ish-lojtari i Partizanit ka detyrën e vështirë të shënojë gola. Emiliano Vila do të ketë një sfidë mjaft interesante, pasi do të luajë kundër ish-ekipit të tij. Në krahun e “demave”, sot pritet të jetë në stadium dhe tekniku i ri, Mario Tokic. Ai mund të zëvendësojë që tani trajnerin Dalipi. /EDS

Kategoria Superiore, java e 30-të
Partizani – Skënderbeu
E hënë, 23 prill 2018, ora 19:00, stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica Gojkovic Trashi, Asani Batha, Telushi, Cardoso, Progni, Abdurrahimi. Tr. Klevis Dalipi.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Vila. Tr. Ilir Daja.

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ilir Tartari, Ridiger Çokaj
Pas porte: Fatmir Lamaj, Olsi Sokoli
Gjyqtar i katërt: Laver Alla
Delegat: Lysien Nurishmi

Related posts

DUAN TITULLIN/ Klopp: Jemi me fat që kemi një nga SULMUESIT më të mirë NË PLANET

Isa.Autor

Sot luhen dy ndeshjet e mbetura në Superligë

Q.Autor

LOJTARI NUK I BESON SYVE NDAJ EKIPIT SHQIPTAR/ E pabesueshme çfarë rast humb një hap larg portës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment