Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Harry Kane kërkon transferimin tek Manchester City, pengesë bëhen… 50 milionë euro

72 minuta në fitoren e djeshme të Totenhemit kundër Uolverhemptonit e largojnë edhe më shumë Herri Kejnin nga “kthetrat” e Mançester Sitit.

Situata është ndërlikuar ndjeshëm, pasi Nuno Espirito Santo ka vendosur të besojë te sulmuesi dhe duket sikur nuk pranon që ai të largohet.

Kejn ka kërkuar shitjen dhe Pep Guardiola mezi pret ta ketë nën urdhrat e tij. Diferencat janë te kërkesa dhe oferta. Mungojnë akoma 50 milionë euro në propozimin që “Qytetarët” duhet të dërgojnë në Londrën Veriore.

Në Mançester po mundohen të shesin disa lojtarë për të plotësuar shumën, ndërkohë që edhe Totenhemi nuk qëndron pa lëvizur.

Me sa duket “Spurs” kanë një akord paraprak me Pier Emerik Obamejang dhe nëse Kejn largohet, do të jetë gabonezi që do të trashëgojë një fanellë të rëndë siç është ajo me numrin 9.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Danimarka barazon, gjithçka nis me një pasim “MAGJIK” të mesfushorit Eriksen (VIDEO)

Delo.autor

Bayern vendos tarifën e transferim/ Klopp hidhet në sulm për mbrojtësin 29-vjeçarin

Sadik.Autor

PSG “blindon” Verratti dhe cakton çmimin për Thiago Silva-n!

Q.Autor

Leave a Comment