Futboll Kategoria Superiore Sport

UEFA I BËRI ME TRAJNER TË RI/ Klubi i Teutës sqarojnë: Ngatërrohen, pasi personi…

Publikimi i listave zyrtare të skuadrave pjesëmarrëse në Kupat e Europës tregoi diçka të çuditshme në radhët e Teutës. Sipas UEFA-s, trajneri i parë i skuadrës durrsake për duelin e dyfishtë me Ventspils, ishte Shpëtim Kuçi, trajner me moshat e ekipit bregdetar, dhe jo Bledi Shkëmbi i cili qëndron në pankinën e kësaj skuadre që prej verës së kaluar.

Por sipas vetë zyrës për shtyp të klubit durrsak, informacioni i publikuar nga UEFA është i pasaktë dhe për një arsye apo një tjetër, ata janë ngatërruar në hedhjen e të dhënave.

“Për atë rast mund të themi se është ngatërruar UEFA pasi personi në atë listë, as nuk është fare pjesë e Teutës në këtë ndeshje. Nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Letonisë”.

Vendosja e emrave të tjerë në pankinë në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare nga klubet shqiptare nuk është diçka e re, pasi është përdorur edhe më parë për ata teknikë të cilët nuk kishin ende licencën përkatëse për të drejtuar. Zakonisht trajnerët në pritje të licencës regjistrohen si asistentë në dokumente zyrtare, ndërsa një nga pjesëtarët e klubit që e zotëron licencën e kërkuar, për shembull atë UEFA Pro, regjistrohet si trajner i parë në mënyrë fiktive.

Related posts

E PAPRITUR/ Nuk grumbullohet për ndeshjen, ish-futbollisti i Shqipërisë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

ÇËSHTJA YLLIT “ZIKALTËR”/ Antonio Cassano: Godin nuk i bën punë Interit, ja ku qëndron problemi

Delo.autor

“ENTUZIAST QË FINALJA LUHET NË TIRANË”/ Flet Murinjo: Ja pse shqiptarët duhet të jenë me Romën

F.autor

Leave a Comment