Futboll

Daja: Reaguam mirë, Skënderbeu nuk ka nevojë për penallti

Skënderbeu zhvilloi një ndeshje të madhe në Vlorë duke mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 Flamurtarin. Bardhekuqtë e dominuan kundërshtarin nga minuta e parë deri në fund duke treguar se diferencat janë shumë të mëdha mes dy skuadrave. Trajneri Ilir Daja u shfaq i kënaqur me suksesin duke deklaruar se Skënderbeu e kaloi ngërçin psikologjik.

“Sot treguam, që nuk kishim asnjë problem tjetër. Kaluam një ngërç psikologjik. U ulëm me këmbë në tokë dhe treguam, se kemi mundësi që të bëjmë atë që kemi bërë gjatë të gjithë kampionatit. Ta fillosh ndeshjen me një gol është bonus i madh psikologjik, sidomos në një fushë si kjo e Vlorës. Në Kupë me Flamurtarin bëmë pjesë të parë të mirë dhe të dytën jo të mirë, por këtu përveç startit të mirë, patëm edhe ecuri të lojës”, tha Daja.

Pozicioni i parregullut i Soue – “Goli i parë nëse është në vijë të drejtë është lojë e rregullt, por nuk dua t’i kthehem kësaj. Skënderbeu nuk ka nevojë në këtë kampionat për penallti apo për gjëra të tilla. Pak rëndësi ka kjo, por ka rëndësi rikthimi. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Ajo anë psikologjike mund të ndikonte gjatë dhe të rriskonim atë, që kemi ndërtuar gjatë të gjithë kampionatit”.

Reagimi i ekipit – “Të them të drejtën këtë javë kemi punuar për sulmin. E gjithë merita iu shkon futbollistëve dhe jo mua, sepse janë lojtarët që e interpretojnë lojën. Të themi të drejtën, janë dy gjëra që ndonjëherë duken sikur janë të ndara nga njëra-tjetra, por psikologjikisht i bën mirë skuadrës, sepse tregon reagimin që ne prisnim. Kemi çeduar në një ndeshje me Vllazninë, ne arritëm të rikthehemi. Loja fitohet në fushë dhe jo duke bërë parashikime, se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e dytë të Kupës”.

Rikthimi i lojtarëve në pozicionin natyral – “Padiskutim që është i drejtë konstatimi për skemën e lojës dhe rikthimin e lojtarëve në pozicionin natyral. Lojtarët interpretuan shumë mirë”.

Related posts

“ËSHTË NJË DITË SHUMË E RËNDËSISHME PËR NE”/ Klopp: Do të jetë si Krishtlindje. Pres me padurim që ta prek…

Delo.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS NË KUPËN E SHQIPËRISË/ Trajneri Gega: Jemi gati për “bardheblutë”, e vlerësoj si një ndeshje…

Delo.autor

UEFA PUBLIKON LISTËN/ Kukësi, Laçi dhe Teuta caktojnë kontigjentet për ndeshjet e raundit të parë

Delo.autor

Leave a Comment