Futboll

Shpëtim Duro i shokuar pas ndeshjes: Nuk e di se çfarë…

Humbja kundër Skënderbeut, mund të quhet humbja e radhës për Flamurtarin për vitin 2018, pasi kanë koleksionuar vetëm një fitore me Lushnjen. Trajneri Shpëtim Duro gjendet në një situatë të vështirë, duke pranuar pas ndeshjes se kjo humbje ka shokuar, mbi të gjitha edhe mënyrë e lojës ka qenë e papranueshme sipas tij.

“Sinqerisht që jam shumë i ngarkuar dhe nuk e analizoj dot ndeshjen. Është shumë e vështirë që të reagosh kur fillon ndeshjen 0-2 me një skuadër si Skënderbeu. U dhash motivim djemve kur mbaroi pjesa e parë, ndërsa nisja e pjesës së dytë ishte me gol dhe shkoi 0-3, kështu që deri në fund ishte shumë e vështirë”.

“Është periudhë shumë e gjatë që ne jemi frenuar shumë. Megjithatë, fitorja para pesë ditësh në Kupë mendova se do të ndryshonte diçka. Por, ndodhi e kundërta, në këtë ndeshje nuk ka nevojë që të bëjmë asnjë lloj komenti”.

“Në momentin që po më pyesni, nuk mendoj as Kupë as trofe, asgjë. Unë nuk konfirmova, bëra atë veprim pas ndeshjes me Kukësin. Bëra detyrën time, por rikonfirmimi më erdhi nga zoti Idrizi. Ishte një humbje tjetër në raport me ndeshjen me Kukësin. Kurse sot skuadra ishte totalisht në të gjitha aspektet e dorëzuar”.

“Në momentin e parë nuk funksionoi krahu i majtë, por në mendimin tim, në minutën e 12 ishte 0-2, nuk funksionoi asgjë. Nuk ka që të thuash diçka pozitive për sot. Si për rrethanat por edhe për mënyrën se si nisi ndeshja. Sa për golin e parë të pësuar, duket që është në pozicion jashtë loje, por nuk ndikon kur kjo ndeshje ka mbaruar”.

E ardhmja – “Në këto momente nuk e di se çfarë mund t’iu them. Nuk mund të jap asnjë lloj përgjigjeje”.

Related posts

FINALE BRITANIKE NË CHAMPIONS LEAGUE/ Canizares zgjedh fituesin: Një skuadër e mrekullueshme

Delo.autor

SPEKTAKËL I GARANTUAR/ Faza çerekfinale e Botërorit ngre sot siparin, ja kur do të luhen 2 duelet interesante

F.autor

SKANDALI/ Pamje të turpshme në Korçë, mbrojtësi Adili merr të kuq dhe kërkon sherr me Memellin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment