MMA

Shqiptari që shmangu tragjedinë në UFC 223

Pas javës më të çuditshme të mbushur me papriturat më të paimagjinueshme të UFC, tashmë po flasin të gjithë protagonistët me gjakftohtësi dhe çdo ditë dalin informacione të reja.

Incidenti më i madh që tërhoqi vëmendjen e tifozëve të sportit ishte padyshim ai i autobusit.

Conor McGregor bëri një vizitë të pakëndshme dy ditë përpara UFC 223 në Barclays Arena në Brooklyn të New York me qëllimin e qartë: të takojë dhe të konfrontohet me Khabib Nurmagomedov.

McGregor sulmoi autobusin ku ishin ulur luftëtarët e eventit me karrige duke dëmtuar dy luftëtarë. Ai shihet edhe duke shkëmbyer ofendime me Khabib, i cili ishte brenda autobusit.

Fatmirësisht asnjë dëmtim i rëndë nuk ndodhi dhe kjo është edhe për meritë të suedezit me origjinë shqiptare Ilir Latifi. Latifi është një nga luftëtarët më të mirë të peshës ‘light middleweight’ në UFC dhe në atë moment ka qenë në autobus.

Sipas trajnerit të Khabib, ishte pikërisht Latifi një nga luftëtarët që ndaloi Khabib dhe njerëzit e tij të dilnin nga autobusi për t’u konfrontuar me McGregor dhe 20 shokët e tij duke shmangur një tragjedi potenciale.

Related posts

Nate Diaz provokon McGregor: Ka frikë nga jeta e tij

Sadik.Autor

E BUJSHME NË “UFC”/ Kampioni i botës jashtë vetëm pak orë përpara ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

MESAZH PËR RIVALIN E ARDHSHËM/ Khabib: Së bashku shihemi në shtator…

Delo.autor

Leave a Comment