Futboll Premier League Sport

David De Gea ‘prenoton’ çmimin individual në Premier League

Portieri i Manchester United, David De Gea është në prag të sigurimit të një çmimi individual. Nëse e mban portën të paprekur kundër Arsenalit këtë fundjavë do të ishte shumë afër fitimit të një trofeu, që flet për cilësinë e tij si portier. Spanjolli ka qënë në “Old Trafford” për shtatë sezone dhe megjithëse e ka treguar veten si një lojtar jetik për “Djajtë e Kuq” gjatë viteve të fundit, nuk e ka fituar këtë çmim. De Gea është një nga portierët më të mirë në botë dhe ky do të ishte çmimi i parë për të. Çmimi i jepet portierit që e ka ruajtur portën të paprekur në ndeshjet në kampionat. De Gea ka gjithsej 17 ndeshje pa pranuar gola dhe ka katër ndeshje të tjera për ta përmirësuar këtë rekord. Vetëm tre portierë të tjerë kanë ende mundësinë për ta kapur atë: Ederson (24) Man City, Lloris Spurs (13) dhe Courtois Chelsea (13).

Manchester United përballet me Arsenalin të dielën, me “Topçinjtë”, që ndoshta do të mendojë më shumë për ndeshjen e dytë të Europa League kundër Atlético Madrid dhe trajneri Wenger mund të lërë pushim lojtarët kryesorë. Me stilin mbrojtës të trajnerit Jose Mourinho dhe me klasin e padiskutueshëm të De Gea, Doreza e Artë për vitin 2018 tashmë ka një ndjenjë spanjolle në lidhje me të. Me vendin e dytë në Premier League pothuajse të garantuar, në finale të FA Cup kundër Chelsea-t në maj dhe me një Kupë të Botës përpara, David mund të festojë shumë më tepër.

Related posts

Më shumë se 1 vit jashtë fushave, nisma e veçantë e tifozëve të Paris SG për Ben Arfa

Sadik.Autor

Milan kthen sytë nga Chievo Verona, kuqezinjët harrojnë Europa League

Q.Autor

ISH-TRAJNERI “ZIKALTËR”/ Frank De Boer: Qëndrova 4 muaj tek Interi, por mu dukën si…

Delo.autor

Leave a Comment