Futboll Sport

A do të jetë në Botërorin rus apo jo? Neuer bën me zemër gjermanët

“Janë të shumta pyetjet që duan përgjigje të menjëhershme”. Gjiganti i portës gjermane, Manuel Neuer gjatë një intervistë për “Sport Bild” e pranon se nuk e di ende nëse do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

I dëmtuar që nga muaji shtator, edhe pas operacionit në këmbën e majtë, portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munchen ende nuk i ka zgjidhur të gjitha dyshimet e tij: “Unë nuk e di kur unë mund të kthehem dhe kur do ta bëj, jam i ndërgjegjshëm për situatën që po kaloj, kështu që unë dua të jem i sinqertë me veten time. Shpesh herë e pyes veten nëse mund të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur, tek forma që kisha para dëmtimit, ose mund të më duhet më shumë kohë akoma, pyetje këto për të cilat ende nuk mund të përgjigjem. Ajo që thonë mjekët është e rëndësishme që të kuptoj kur do mund të jem në gjendje të rikthehem”, – ka deklaruar Neuer në intervistën e tij.
Ndërkaq, numri një i portës bavareze ngre shumë pikëpyetje për mundësitë që ai të jetë në finalet e Botërorit apo nëse do të jetë në gjendje optimale për turneun më të rëndësishëm të planetit.

“Gjithashtu unë duhet të jem i kënaqur me punën time dhe të jem i sinqertë me veten: A do jem i njëjti edhe pas një dëmtimi kaq të gjatë? Apo duhet të pranoj që nuk jam ende në atë pikë dhe kam nevojë për më shumë stërvitje? Të gjitha këto pyetje ende nuk kanë përgjigje, ka shumë mistere”, – u shpreh ndër të tjera portieri gjerman, duke lënë me zemër të ngrirë shumë e shumë tifozë gjermanë, të cilët mezi po e presin rikthimin e tij në fushën e lojës me kombëtaren e Gjermanisë.

Related posts

Luajti në një pozicion të ri, trajneri i Crotones jep vlerësimin për Ajetin

Q.Autor

ZYRTARE/ Goditje “big” në merkato, Egnatia firmos me ish-sulmuesin e Karabag që dikur vlente 2 milionë euro

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT SUEDEZ NË DILEMË/ Pengesë mes Ibrahimovic dhe Milan për rinovimin, shkak bëhet…

Delo.autor

Leave a Comment