Futboll Seria A Sport

“ËNDËRROJ TË FITOJ TITULLIN E DYTË”/ Barella kërcënon Liverpool: Të gjithë na e kanë frikën

Që kur kam qenë fëmijë e kam imagjinuar veten tek Interi, duke ndihmuar skuadrën të fitojë yllin e dytë në fanellë”. Me këto fjalë e ka nisur deklaratën e tij Nikolo Barela që falë një sezoni fantastik me klubin dhe kombëtaren italiane, u vlerësua si “Shpërthimi i vitit” në eventin e “Gazzetta Sports Awards”.

Me rrënjët në të shkuarën, por me mendjen tek e ardhmja, 24-vjeçari i ka idetë e qarta se ku do të arrijë me Interin, por di ama edhe ku do të arrijë me familjen: “Mjaft më me vajza”, ka qenë batuta mbi zgjerimin e familjes që tani përbëhet nga bashkëshortja dhe tre vajzat e tij.

“Ka qenë një vit fantastik, por mund t’ju them se çdo gjë ka nisur nga ajo humbje në finalen e Europa League kundër Sevijas: “Prej andej ka nisur puna, frytet e së cilës i korrim ende. Duam të përsëritemi dhe të vërtetojmë se jemi akoma të fortë, plus që të gjithë e dinë se është më e vështirë të konfirmohesh se të fitosh herën e parë”, pohoi një nga shtyllat e këtij Interi, që nuk harroi t’u tregonte dhëmbët kundërshtarëve, para se të vazhdonte autokritikën për kartonin e kuq dhe të ngrinte në piedestal Inzagin dhe Brozoviçin.

LUFTA PËR TITULL – “Ju thashë që ëndërroj të fitoj yllin e dytë. Tani që jam këtu nuk ndalem, dua të fitoj që këtë vit. Sigurisht që besoj, besojmë të gjithë brenda dhomave të zhveshjes sepse mbi të gjitha jemi Interi dhe të fitojmë titullin e 20-të për klubin e kemi detyrim. Pastaj mund t’ju them se pavarësisht faktit se këtë vit ka më shumë konkurrencë, ne kemi diçka më shumë: Jemi të ndërgjegjshëm sa vlejmë dhe kemi më shumë eksperiencë. Këtë e tregojmë sa herë që zbresim në fushë dhe e ndjejmë jo vetëm ne, por edhe kundërshtarët tanë”.

KARIZMA E INZAGIT – “Inzagi na lejon të shprehemi në fushë dhe ne jemi më të lirë me të. Jo se Konte na detyronte të bënim diçka, por Inzagi me karizmën e tij na ka përfshirë dhe na ka fituar të gjithëve duke na dhënë mundësinë edhe të zgjedhim vetë disa gjëra. Mbase kjo ishte ajo që na duhej për të qenë mirë në tërësi pas punës kolosale të bërë këto dy vite”.

PENGESA LIVERPUL – “Në një fazë me eliminim direkt të gjithë e dimë mundësinë për të ndeshur skuadra të forta. Nuk mund t’i shmangemi, është niveli i Champions-it. Liverpuli është i fortë dhe në gjendje të mirë, por as ata nuk janë të lumtur që kanë gjetur Interin. Mendoj se do të jetë sfidë e ekuilibruar, ashtu si në Madrid kur dominuam deri në momentin që unë shkatërrova gjithçka. Shpresoj shumë të jem për ndeshjen e kthimit me Liverpulin”.

RINOVIMI I BROZOVIÇIT – “Brozoviç e dashuron Interin, e tregon çdo ditë në mënyrën si përkushtohet për skuadrën. Ka dhënë shumë për klubin, madje edhe në momente që këtu ka qenë e vështirë të luash. Rinovimi? Ne jemi miq të mirë sepse nuk flasim për këto gjëra, madje nuk flasim për futbollin në përgjithësi. Zgjedhja është e tij, por ai është shumë i lidhur me fanellën”.

BOTËRORI 2022 – “Do të bëjmë maksimumin për të qenë në Botërorin e Katarit dhe unë bashkë me Italinë do të jem aty”.

Related posts

Nuk ka mrekulli, kombëtarja humbet me Hungarinë në…

Sadik.Autor

RRËFEHET SUSO/ GATTUSO na ka MASAKRUAR në stërvitje, dua të realizoj… gola

Isa.Autor

FUTET NË GARË ME “ZIKALTËRIT”/ Atletico kërkon të marrë në janar mesfushorin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment