Futboll Premier League

Dele Alli, statistikat tregojnë se është më i mirë se Beckham, Lampard dhe Gerrard

Ylli i Tottenham Dele Alli është duke luajtur më mirë se disa prej legjendave angleze pas 100 ndeshjeve në Premier League, zbulon statistika e re.

Alli festoi paraqitjen e 100-të në Premier League me Tottenham me dy gola në fitoren 3-1 ndaj Chelsea-t fundjavën e kaluar në fitoren e parë në Stamford Bridge që prej 1990.

Ishte një paraqitje fanatike e 21-vjeçarit, i cili kohët e fundit rrezikon vendin në formacionin e Anglisë për Kupën e Botës.

Por jo vetëm që dërgoi një mesazh të partë te Gareth Southgate, ai përforcoi pozitat e tij si një nga mesfushorët sulmues më të mirë me 61 kontribute (36 gola, 25 asiste).

Me këto shifra, Alli ka bërë më mirë se Frank Lampard (18), Steven Gerrard (24), Paul Scholes (34), dhe David Beckham (43) në 100 ndeshjet e para në Premier League.

Shifrat sugjerojnë se Alli po kalon një ecuri më të mirë se legjendat e lartpërmendura të Anglisë, të cilët kanë 402 paraqitje me Anglinë dhe 20 medalje Premier League së bashku.

10 nga golat e Alli kanëa ardhur kundër gjashtë më të mirëve në Premier League. Ai ka shënuar pesë gola ndaj Chelsea-t, dy ndaj Manchester City dhe një nga Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.

Related posts

Gjërat janë serioze, oferta e detajuar për mesfushorin e kombëtares

Sadik.Autor

GJIMSHITI TITULLAR KUNDËR MIDTJYLLAND NË CHAMPIONS/ Trajneri Gasperini: Të harrojmë Napolin

Delo.autor

Lushnja flirton me fitoren, por ‘heroi’ Sowe e përmbys i vetëm

Sadik.Autor

Leave a Comment