Futboll

Dëmtohet Paulinho, pajme horror të sulmuesit brazilian në fushën e lojës

Paulinho, mesfushor i Vasco de Gama, i cili është kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane gjatë kësaj periudhe, përfshirë edhe Barcelonën, ishte edhe një herë tjetër protagonist në ndeshjen mes Cruzeiro dhe skuadrës së tij.

Megjithatë kësaj radhe, nuk ishte për ndonjë aksion apo gol të shënuar, por për një dëmtim të tmerrshëm që pësoi gjatë këtij takimi. 17-vjeçarit iu desh të braktiste fushën e lojës me barelë, pasi dhimbjet ashtu siç duken edhe nga pamjet ishin me të vërtetë të papërballueshme.

Ngjarja ndodhi në pjesën e dytë në minutën e 25 të takimit Cruzeiro – Vasco de Gama, ku Paulinho u përplas me kundërshtarin e tij Henrique. Sulmuesi brazilian u rrëzua në fushë, ku kapi shumë keq krahun e tij të majtë.

Pajmet me lojtarin që bërtiste nga dhimbjet, me krahun thuajse të dalë jashtë vendit, janë më të vërtetë rrënqethëse. 17-vjeçari u rrethua menjëherë nga lojtarët në fushën e lojës të cilët ishin dukshëm të frikësuar dhe të tmerruar nga ajo që po shikonin.

Ndihma mjekësore erdhi menjëherë, me lojtarin që më pas u transportua jashtë fushës së lojës me barelë. Megjithatë sipas lajmeve më të fundit dëmtimi nuk pritet të jetë aq serioz sa duket, me Paulinho që sigurisht do të mungojë në ndeshjen e ardhshme për ekipin e tij, që do të kenë përballë Botafogo. Sulmuesi do t’i nënshtrohet vizitave më të detajuara mjekësore për të përcaktuar shkallën e vërtetë të dëmtimit dhe kohën e saktë të riaftësimit.

Një lajm shumë i mirë ky për klubin e Vasco de Gama, pasi duke parë pamjet fillimisht u mendua se bëhej fjalë për diçka të rëndë. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i lojtarëve të tjerë në mbështetje të Paulinho në rrjetet sociale, mes tyre edhe i Vinicius Jr, lojtarit të ri të Realit të Madridit.

Related posts

Deklarata shokuese/ Ventura pranon FAJIN: Bëra mijëra GABIME, nuk do të pranoja…

Isa.Autor

U INJORUA NGA PANUCCI/ Mbrojtësi SHQIPTAR zgjidhet në formacionin më të mirë të javës

Isa.Autor

Antonio Conte: “Chelsea” duhet të jetë realiste

Sadik.Autor

Leave a Comment