Futboll Kategoria Superiore Sport

MREKULLIA E 8 PËR TIRANËN/ Gafa e portierit Sherri vulos fatet e klasikes

“Dhurata” e portierit Sherri bën që Tirana të sigurojë fitoren e tetë radhazi në një nga ndeshjet më delikate të gjysmës së dytë të sezonit, transfertën ndaj Vllaznisë.

Një ndeshje e luftuar në “Loro Boriçi” në klasiken e futbollit shqiptar e cila i ka buzëqeshur Tiranës, me bardheblutë që rrëmbejnë vendin e parë të paktën përkohësisht në pritje të Kukësit, që luan të shtunën sfidën e tij me Laçin.

Ka qenë një ndeshje me dy fytyra, një pjesë e parë e dominuar nga Tirana me Torasën dhe Kalenë të papërmbajtshëm, ndërsa në 45 minutat e dyta ka qenë Vllaznia padrone e fushës dhe që ndëshkohet në momentin e saj më të mirë.

Momenti vendimtar do të vijë në minutën e 86-të, kur gjuajtja e Kobinah në hyrje të zonës nuk grushtohet siç duhet nga Sherri dhe përfundon në rrjetë. E të mendosh që për mesfushorin bardheblu ishte bërë gati ndërrimi, sekonda që bënë diferencën në këtë takim.

Tirana ndan gëzimin e saj legjitim me tifozërinë e saj, ndërsa të dëshpëruar janë vendësit, me portierin Sherri që largohet mes lotësh nga fusha.

Related posts

E PAZAKONTË/ Rezultoi pozitiv me COVID-19, ish-lojtarit të Inter i priten këmbët nga koronavirusi

Delo.autor

PËRMBYSJE PËR 2 MINUTA/ Firmino turpëron Shkodran Mustafin me shokë (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari gati për sezonin e ri, konfirmon Binotto në krye të skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment