Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Etrit Berisha prezantohet tek SPAL, ja përfitimet (FOTO)

Etrit Berisha ka zyrtarizuar kalimin e tij drejt Spalit. Ka qenë klubi i ri, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter, ka njoftuar për marrëveshjen.

Kështu, pas Lacios dhe Atalantës, për gardianin e Kombëtares së Shqipërisë do të nisë një aventurë e re.

30-vjeçari, ishte pjesë e Atalantës prej tre viteve, ndërsa në sezonin që u mbyll Berisha pati një start të mirë duke qenë portieri titullar, por në gjysmën e dytë të sezonit, lojtari pësoi një rënie të formës, teksa humbi pozicionin e numrit një.

Kështu, klubi bergamask por edhe portieri ranë dakord për të gjetur një destinacion të ri, i cili i ofronte më shumë minuta në dispozicion.

Tashmë, Berisha do të mbrojë kuadratin e Spalit, teksa do të jetë titullar me skuadrën e re. Palët kishin nisur bisedimet prej ditësh, megjithatë zyrtarizimi i marrëveshjes ka ardhur në ditën e sotme.

Berisha është transferuar te Spali nëpërmjet formulës së huazimit me detyrimin e blerjes përfundimtare, mirëpo mbeten për t’u sqaruar më shumë detajet.

Related posts

VAZHDOJNË TË SHTOHEN KRITIKAT/ Shpërthimi i çuditshëm i Ozil ndaj teknikut të Arsenal: Të betohem, ti nuk je trajner…

Delo.autor

Pas shqiponjës së Xhakës, shikoni tifozët serbë çfarë po bëjnë

Sadik.Autor

DY VJET STEVEN ZHANG SI PRESIDENT/ Numrat e Inter nga 26 tetori 2018 deri tani

Delo.autor

Leave a Comment