Futboll Sport

Dënohet mbrojtësi i Chelseas, ja sa do të mungoj

Mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso, është skualifikuar për tre ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit, për ndërhyrjen që bëri ndaj Shane Long të Southampton.

Mbrojtësi i majtë shkeli këmbën e Long, qëllimisht, duke ushtruar forcë dhe duke qëndruar disa sekonda në të, veprim që nuk u pa, dhe si rrjedhojë nuk u dënua nga gjyqtari Mike Dean.

Alonso u shpall fajtor për këtë që FA e konsideroi një sjellje të dhunshme dhe u skualifikuar për tre ndeshje

27-vjeçari, që një javë më parë u zgjodh në formacionin më të mirë të kampionatit anglez, do të jetë i skualifikuar për ndeshjen e sotme kundër Burnley, për gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë kundër Southampton dhe për ndeshjen e Premier League kundër Swansea.

Related posts

Penallti për Interin ndaj Fiorentinës, Icardi bën “çmendurinë” (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Sampdoria ‘befason’ Romën, Quagliarella shënon nga penalltia

Q.Autor

FIORENTINA-ATALANTA/ I mjaftojnë 12 minuta lojë, Cutrone kthehet te goli italian pas 1 viti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment