Futboll Seria A Sport

Derbi i Italisë, Juventusi luan titullin, Interi për Championsin

Derbi i Italisë Inter-Juventus, një klasike e madhe e futbollit italian, është sfidë që në thelb ka rivalitetin. Jo vetëm ka shkruar historinë e këtyre dy klubeve të mëdha, por dhe atë të kampionatit.
Kjo përballje, që do të luhet në orën 20:45, në “San Siro”, mund të rezultojë vendimtare për objektivat e të dyja skuadrave, kur kanë mbetur për t’u luajtur 4 javët e fundit të Serisë A.

Juventusi ka një avantazh prej vetëm një pike me Napolin e vendit të dytëm që favorizohet edhe kalendari, ndaj nëse nuk fiton me zikaltrit mund ta humbasë titullin. Nga ana tjetër, Interi me 66 pikë në klasifikim, synon të parakalojë Romës ose Lazion për t’u përfshirë në zonën Champions, me dy skuadrat kryeqytetase që kanë vetëm një pikë më shumë.
Janw plot 169 përballje zyrtare mes dy klubeve tw mwdha italiane në historinë e Serisë A, nga të cilat 84 janë luajtur pikërisht në shtëpinë e zikaltërve. Të avantazhuar nga shifrat vijnë bardhezinjtë e Allegrit, që numërojnë një total prej 80 fitoresh kundër 46 sukseseve të zikaltërve, ndërsa barazimi mes tyre është shënuar për plot 43 herë.

Gjithsesi, duhet thënë se sa i përket bilancit në “San Siro”, zikaltrit kanë një avantazh me një total prej 35 fitoresh ndaj 22 sukseseve të bardhezinjve, si dhe 22 barazime të shënuara në shtëpinë e skuadrës së Spallettit.Interi ia ka dalë ta mundë vetëm një herë Juventusin gjatë 10 sfidave të fundit që janë shënuar mes tyre në Serinë A. 5 fitore në këto 10 sfida të fundit për skuadrën e Allegrit, por Juventusi ka humbur në dy transfertat e fundit në “San Siro” përballë Interit, përkatësisht në Kupën e Italisë me një rezultat 3-0, dhe 2-1 në kampionat.

Krahas statistikave e rëndësishme është edhe forma me të cilën vijnë në këtë duel Inter dhe Juventus, me të dyja skuadrat që paraqiten në gjendje të ndryshme. Zikaltrit kanë grumbulluar 8 pikë të vlefshme gjatë 4 garave të fundit të Serisë A, pikë që janë arritur falë fitoreve ndaj rivalëve të Cagliarit dhe Chievos dhe barazimeve ndaj Milanit dhe Atalantas.

Nga ana tjetër qëndron një Juventus që ka arritur 7 pikë në katër ndeshjet e fundit. Icardi dhe pjesa tjetër e formacionit zikaltër kanë shënuar plot 56 gola dhe kanë pësuar 23, ndërsa kampionët në fuqi të Italisë numërojnë 78 gola të shënuar dhe vetëm 20 të pësuar. Kjo është panorama që i paraprin klasikes së madhe të fundjavës, teksa tashmë radhën e ka fusha e “San Siros”, aty ku do të thuhet fjala e fundit!

Related posts

FOTO/ Lumë golash në Serie A, mesatare e lartë për kampionatin italian

Q.Autor

NË JANAR ISHTE PRANË KALIMIT EK MILAN/ Leipzig shpenzon 17 milionë euro për pasuesin e Upamecano…

Delo.autor

Zbardhet prapaskena/ “Kërkoi zëvendësimin, sepse Helga ishte vetëm në dhomë” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment