Futboll

Di Biagio: I panjohuri Ronaldo më kërkoi fanellën

Njëri është bërë trajneri i Italisë (ndoshta edhe për pak kohë), tjetri vazhdon të dhurojë gola dhe spektakël në fushë. Çfarë kanë të përbashkët Gigi Di Biagio dhe Cristiano Ronaldo? Historinë e një këmimi fanellash të zhvilluar në 2002-in e largët, e rrëfyer nga ish-mesfushori pas paraqitjes të mrekullueshme të CR7 në sfidën kundër Juventus.

Edhe italiani nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër veçse të duartrokasë portugezin. I ftuar në studiot e “Mediaste Premium”, Di Biagio ka rrëfyer me krenari një prapaskenë të 2002-it, kur luante tek Inter dhe luante një ndeshje paraeliminatore të Champions League kundër Sporting-ut të Cristiano Ronaldo-s.

Në atë rast, në fundin e ndeshjes, i riu portugez, i cili nuk ishte akoma i njohur, i kërkoi Di Biagio-s të këmbenin fanellat. Një gjest ky që befasoi ish-futbollistin e Roma-s. “E kam në shtëpi fanellën e Cristiano Ronaldo-s sepse më kërkoi timen në fundin e ndeshjes kundër Sporting Lisbonës. Në të vërtetë unë doja ta këmbeja me Pedro Barbosa-n, që ishte kapiteni i Sporting, por pashë atë fëmijë që ma kërkoi dhe një fëmije nuk mund t’i thuash kurrë jo”, ka thënë Di Biagio.

Related posts

“ATA QË S’MË PËLQEJNË, DO MË SHOHIN PRAPË KËTU”/ U mor vesh kujt ia çoi Ronaldo këtë mesazh (FOTO)

Delo.autor

SEZON ASPAK POZITIV PËR TË/ Jamie Vardy: Stërvitem çdo ditë e më shumë, po bëhet…

Isa.Autor

MILAN INTERESOHEJ PREJ KOHËSH/ Mesfushori Praet dret transferimit në Premier tek…

Delo.autor

Leave a Comment