Futboll Sport

FITORE KAMPIONËSH/ Klasikja e futbollit holandez prodhon gjithçka, Ajaksi mposht Fejnordin mes tensionit

Ajaksi fitoi klasiken e Holandës duke mposhtur Fejnordin ne transfertë 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Eredivises.

Edhe pse janë shpallur matematikisht kampionë, kryeqytetasit nuk falën teksa ishte një ndeshje mes tensioni ku u dhanë dy kartonë të kuq.

Në minutën e 21-të ishte Senesi i cili shkaktoi autogol duke i dhënë epërsinë skuadrës së Ajaksit. 4 minuta më vonë VAR-i i anulon një gol Fejnordit për pozicion jashtë loje. Në minutat shtesë të pjesës së parë mesfushori miqve Alvarez largohet nga fusha me karton të kuq për një faull në zonë duke shkaktuar penallti.

Nga pika e 11-metërshit ishte mesfushori Fer i cili nuk mundi të realizont teksa në pjesën e dytë ishte Haps për t’i dhënë Ajaksit epërsinë e dyfishtë.

Në minutën e 79-të të takimit, Kudus vulosi shifrat në 0-3 pas një asisti të kapitenit Dushan Tadiç. Ndërkohë Ajaksi kryeson kampionatin në kuotën e 82 pikëve, ndërsa Fejnordi renditet në vendin e 5-të në kuotën e 55 pikëve.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Liverpool mposht me “POKER” Arsenal në “Anfield” dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

(VIDEO) Shaqiri kërkon të bëjë “mrekullin”, tenton një goditje spektakolare

Q.Autor

DJALOSHI QË PO “ÇMEND” BOTËN/ Haaland fiton duelin ndaj Mbappesë, Dortmundi shkund PSG

F.autor

Leave a Comment