Futboll

Mezani: Mbrojtja ishte perfekte, sulmi në ditë të keqe

Trajneri i Laçit u shfaq pjesërisht i kënaqur, në lidhje me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Kukësit, por ka rezerva në lidhje me paraqitjen e repartit të sulmit.

Sa pozitiv mund të cilësohet ky rezultat pa gola?
Mezani: Kjo është një ndeshje kupe dhe në të tilla takime është shumë e rëndësishme që të mos pësosh në shtëpi, gjë që ne e bëmë sot. Patjetër që nëse do të kishim shënuar, do të ishte akoma më mirë. Takimi i kthimit do të ketë një tjetër specifikë, pasi vendasit do të luajnë ndoshta më të hapur dhe mund të synojmë të bëjmë më mirë në sulm.

Jeni i kënaqur me lojën e skuadrës?
Mezani: Jam i kënaqur, por pres akoma më shumë në fazën sulmuese, pasi në mbrojtje kemi interpretuar mirë lojën dhe nuk jemi vënë në vështirësi. Na ka munguar shpejtësia e daljes në sulm, që ka qenë shumë larg ndeshjeve të tjera.

Laçi duket sikur luan më mirë jashtë. Mendoni se do t’ju ndihmojë kjo në ndeshjen e kthimit?
Mezani: Uroj që të shfaqemi më mirë në ndeshjen e kthimit dhe të përmbushet konstatimi juaj, që të luajmë më mirë jashtë fushe. Gjithsesi edhe sot mund të them se në fazën mbrojtëse ishim shumë agresivë dhe ia dolëm të mbyllim hapësirat, ndërsa në aspektin sulmues shfaqëm dëshirë, por nuk kishim freski për të dalë më shpejt.

Related posts

DËSHTIMI NË FINALEN CHAMPIONS/ Di Maria: Ne dhamë jetën pas fanellës së PSG-së, futbolli na lejon të…

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Asist fantastik i Gripshit, Dita nuk fal vetëm me portierin (VIDEO)

Isa.Autor

“ÇMENDET” REAL MADRID/ Ofron shifrën rekord 224 milionë euro për sulmuesin

F.autor

Leave a Comment