Futboll Seria A Sport

DOPIETA NË DEBUTIM ME INTER/ Correa përsërit bomberat paraardhës. Ja lista e sulmuesve…

Hoakin Korreas iu deshën tri ditë që të linte shenjë në Milano ku menjëherë pas transferimit arriti të realizonte një dopietë në debutimin e së premtes kundër Veronës.

Jo vetëm dygolësh, por ajo që ngrohu menjëherë zemrat e zikaltërve janë kujtimet dhe krahasimet që erdhën vetvetiu me sulmuesit e së kaluarës, që ashtu si argjentinasi kanë bërë një debutim spektakolar.

Kujtesa shkon deri në vitin e largët 1948 kur Istvan Nejers shënoi një tripletë ndaj Sampdorias në debutim.

Do të duhej të kalonte kohë deri në 1997, kur një uruguaian atëherë i panjohur si Alvaro Rekoba do të shënonte dy gola në 10 minutat e fundit të debutimit të tij ndaj Breshas.

Në 1998 Nikolo Ventola realizoi një dopietë ndaj Kaljarit, kurse vetëm një vit më vonë do të bënte një debutim spektakolar Kristian Vieri me një tripletë ndaj Veronës që i bëri të ëndërrojnë tifozët.

Në janarin e 2011-ës do të vinin golat e fundit në debutim të një sulmuesi zikaltër dhe ishte Xhampaolo Pacini, që ndaj Palermos nisi aventurën e tij me Interin.

Related posts

NA PASKA GËNJYER/ Zbulimi TRONDITËS nga testet mjekësore, RONALDO nuk është 33 vjeç…

Isa.Autor

Mala: Golin ia dedikoj Leos. Titulli? Jemi Partizani, do ia lemë vazhdimësisë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dybala i thotë “PO” Manchester United, por ka një kërkesë…

Delo.autor

Leave a Comment