Futboll

Në gjurmët e Weah, sulmuesi i famshëm mund të bëhet president i Kamerunit

George Weah, fituesi afrikan i vetëm i “Topit të Artë” dhe presidenti aktual i Liberisë, duket se ka hapur dyert që të tjerë sportistë të njohur të ndjekin gjumit e tij. Ky është rasti i Samuel Eto’o.

Sulmuesi, i cili aktualisht aktivizohet në Turqi në radhët e Konyaspor, rrëfeu se dëshiron të bëhet presidenti i Kamerunit dhe se e shikon veten si pasuesi i Paul Biya në zgjedhjet që do të zhvillohen në Tetor të këtij viti, sipas një interviste ekskluzive të publikuar në revistën Jeune Afrique. “Nuk shoh asnjë arsye përse të mos jem unë në vendin e presidentit të Kamerunit” deklaroi në intervistën e dhënë, por që nuk shpjegoi nëse do të mbështesë një parti apo do të ndjekë një strategji specifike.

“Ëndërroj të jem në këtë post, ashtu siç donte Julio Cesar Romën.” Kështu pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, ish-futbollisti i Real Madrid, Barcelonës, Interit, Milani apo Bayern Munich e imagjinon të ardhmen e tij në fushën e politikës dhe 37-vjeçari synon të ndërtojë një ekip me marrëdhënie të ngushtë, që të mund të përballojë dhe të ndihmojë shtetin e tij të dalë nga momentet e vështira. I pyetur nëse ish-futbollisti dhe presidenti aktual i Liberisë, George Weah, është një model për atë, kamerunasi u përgjigj: “Më saktë, është Samuel Eto’o një shembull për George Weah”.

Related posts

Messi dhe Ronaldo të pandalshëm, shënojn së bashku 1.260 gola

Sadik.Autor

SUPERSFIDAT E MBRËMSHME/ Europa League, Milanit i mjafton Higuain, Arsenali ben goleade

Isa.Autor

“356 DITË PA SHËNUAR”/ Media e njohur spanjolle sulmon Hazardin: Ka zhgënjer, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment