Futboll La Liga Sport

Dilemat e Valverdes te Barcelona: Botërorin apo rekordin?!

Barcelona mund të bëhet skuadra e parë, që do ta fitojë titullin e La Liga-s pa asnjë humbje në 38 javët e kampionatit. Trajneri Valverde mund të zgjedhë, pasi të ketë siguruar matematikisht trofeun: t’i kursejë disa nga yjet në funksion të Kupës së Botës, që do të luhet këtë verë në Rusi, ose të mos tolerojë në këtë drejtim, por t’u japë prioritet rekordeve.

Kalendari i Barcelonës deri në fund të këtij kampionati është si vijon: vizitë te Deportivo, në “Riazor”, pret Real Madridin dhe Villarreal në “Camp Nou”, udhëton në qytetin e Valencias për të sfiduar Levanten dhe e mbyll në shtëpi, kundër Real Sociedadit.

Pa dyshim, përplasja më e ethshme e këtyre pesë javëve të mbetura në La Liga për katalanasit do të jetë klasikja në “Camp Nou”, më 6 maj, ora 20.45. Do të ishte shumë e vështirë për Ernesto Valverde të merrte në shqyrtim rrotacionet para dhe gjatë këtij angazhimi. Edhe vetë lojtarët, gjithashtu, nuk duan të marrin pushime në funksion të Botërorit, para se të përjetojnë ballafaqimin me rivalin e përjetshëm.

Që nga ulja në stolin e Barçës, trajneri Valverde i ka thyer rekordet. Ai e ka bërë këtë pa spektakël dhe pa tituj të mrekullueshëm, me besnikëri ndaj karakterit të tij të matur dhe diskret. Gjithsesi, Valverde e ka bërë të qartë se ajo që dëshiron, mbi shenjat historike, është të gëzojë titullin.

“Nëse nuk humbasim deri në fund të kampionatit do të jetë diçka shumë e bukur, por kjo gjë nuk është mjet për qëllimin: fitimin e titullit. Ne nuk jemi më të vetëdijshëm për atë rekord, se sa të fitojmë titullin. Kjo është një nxitje, natyrisht”, – ka pohuar trajneri i skuadrës katalanase para se të matet me Celta.

Related posts

SERIE A/ VAR- me bilanc pozitiv, Mariani i beson gjithçka

Q.Autor

Humb ndeshjen në Champions? Mjekët: Të mërkurën, Higuain…

Q.Autor

NGA BALTA TEK MILIONA EURO/ Uzuni një shembull frymëzues për talentet shqiptare… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment