Formula 1 Sport

I shumëkërkuari i Formula 1, kushtet për Ferrarin dhe …

Daniel Ricciardo është në qendër të vëmendjes për një transferim te Ferrai në përfundim të kampionatit botëror të Formula 1. Sikurse raporton Gazetta dello Sport, piloti i Red Bull ka bërë të ditura kërkesat e tij financiare dhe kërkon të përfitojë 66 milionë euro në dy sezone. Ferrari dhe Mercedesi duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë, por ndërkohë edhe tek skuderia austriake e kanë paralajmëruar pilotin e tyre.

Ata duan të dinë planet e tij dhe deri në gusht duhet të kthejë një përgjigje, në mënyrë që ata të nisin punën për gjetjen e një zëvendësuesi nëse vendos të ikë. Piloti 28-vjeçar fitoi së fundmi çmimin e madh të Kinës dhe tashmë është kthyer në nj nga pilotët më të kërkuar. Së fundmi ka pasur shumë zëra se ai ka mbyllur gjithçka me Ferrari-n, por nuk ka ende asgjë të konfirmuar, ndërkohë që nga ana tjetër vetë Ricciardo ka sqaruar se nuk ka dëshirë të nënshkruajë me askënd kontratë afatgjata, për shkak se në Formula 1 gjërat ndryshojnë shpejt dhe shpesh.

“Nuk dua të firmos asgjë për shumë gjatë, sepse nuk e di si shkon ky sport. Ndjej sikur gjërat në jetë ndodhin shumë shpejt. Çdo vit diçka mund të ndryshojë dhe nuk dua të ul moralin poshtë për katër vite dhe më pas të them ‘Nuk dua ta bëj këtë gjë më’. Idealja është të firmos kontratë 2-vjeçare. Mendoj se për dy vite mund të ndihem rehat dhe më pas të shoh se çfarë ndodh”, ka thënë mes të tjerash para disa kohësh Ricciardo.

Piloti austriak momentalisht ndodhet në vendin e katërt në formula 1 pas tre garave të para që janë zhvilluar. Sebastian Vettel kryeson klasifikimin e pilotëve me 54 pikë, i ndjekur nga Hamilton me nëntë pikë më pak. Bottas është i tretë me 40 pikë, kurse Ricciardo i Red Bull ka 37 pikë.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sassuolo-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

NUK KA ARRITUR TË GJEJË NJË SKUADËR/ Tekniku Mazzarri: Mund të punoj kudo, por vetëm me një kusht

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHMEN E HAZARDIT/ Sarri: Respektoj vendimin e tij, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment